110 vite Gjykatë e Lartë/ Kim: Mos mendoni se me ikjen time, do bllokohet reforma në drejtësi! Hohmann: S’ka integrim në BE pa drejtësi cilësore

TIRANË- Pa një Reformë të suksesshme në Drejtësi nuk ka integrim në BE dhe kjo reformë do të vijojë, përtej ambasadorëve që ikin dhe vijnë. Këto 2 mesazhe u artikuluan mjaft qartë nga BE dhe SHBA në 110 vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë. Dy diplomatet, ajo europiane, Christiane  Hohmann dhe ajo amerikane, Yuri Kim thanë kjo Reformë ka mbështetjen e ndërkombëtare. Sipas tyre, ajo ka dhënë frytet e saj. Madje, për Kim një tregues shumë i madh që Reforma po funksionon është fakti se kundërshtarë të saj po bëjnë çdo përpjekje që ajo të dështojë.  

“Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësisë janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vetingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, këshillat duhet të ruajnë frymën e vetingut që të ruajnë standardet e larta të vetingut”, tha Hohmann.

“Kundërshtarët duan që aj të dështojë se po shohin që po funksionin, ata duan të jenë në gjendje që të bazohen në pandëshkueshmëri. Kjo tregon se Reforma në drejtësi funksionon. (...)Ndonëse kanë kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri. Të gjithë e kemi parë procesin në Uashington. Reforma nuk ka për të ndryshuar, ndonëse ndryshojnë ambasadorët”, tha Kim.

Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj vunë theksin te pandëshkueshmëria e “të fortëve”, një fenomen që theksojnë se duhet të marrë fund.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as vetë gjyqtarët dhe as qeveria, të gjithë janë të barabartë përpara tij”, tha Zaçaj.

 “Numri në rritje i çështjeve gjyqësore kundrejt numrit të ulët të gjyqtarëve, vonesat në gjykim, mosekzekutimi i vendimeve të formës së prerë, praktikat e ndryshme për çështje të ngjashme, niveli profesional, etik dhe moral i magjistratëve, por edhe pandëshkueshmëria kërkojnë zgjidhje tërësore dhe strategjike. Të gjitha këto sfida, të vjetra a të reja kanë të përbashkët nevojën për t’i përballuar me masa të përshtatshme dhe efektive, që janë vendimtare për suksesin ose dështimin. Rritja e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë mbetet një tjetër sfidë”, tha Sadushi.

Nga ana tjetër, presidenti Bajram Begaj tha se qëllimi i Reformës duhet të jetë një drejtësi e aksesueshme nga të gjithë.

“Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i saj, përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore. Duhet garantuar aksesi në drejtësi, nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore. Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi. Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë”, tha Begaj.

Në fund të aktivitetit, u dha një dokumentar për 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj: Shteti i së drejtës, themeli i demokracisë! Misioni ynë vetëm shërbimi ndaj ligjit

 

Në fjalën e saj përshëndetëse në aktivitetin për 110-Vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, kryetarja e  Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, u ndal në parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, si një nga shtyllat qendrore të shtetit të së drejtës të cilin e ka trajtuar Gjykata Kushtetuese.

“Kjo pavarësi, nuk është favor dhe as privilegj, por përgjegjësi dhe detyrë për gjyqtarët. Ajo imponohet nga vetë të drejtat e njeriut dhe është parakusht për të garantuar që arbitri është i paanshëm siç deklarohet edhe në Kushtetutë. Varësia absolute e gjyqtarit është vetëm ndaj ligjit dhe kjo është në fakt paradigma  për legjitimitetin e kësaj pavarësie”, tha ajo.  

Në vijim të fjalës së Zaçaj theksoi me  forcë se duhet të jemi ambiciozë dhe kurajozë  kur flitet për shtetin e së drejtës si gur themeli i një shoqërie të drejtë dhe demokratike. Ai siguron që individët dhe institucionet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre, që mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe transparente  në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

“Pa shtetin e së drejtës ne rrezikojmë të kemi një shoqëri ku pushteti abuzon apo i shmanget ligjit dhe më të fuqishmit veprojnë pa u ndëshkuar. Kjo jo vetëm që minon parimet e së drejtës, por, gjithashtu gërryen besimin e publikut tek institucionet që synojnë t’i mbrojnë”- u shpreh znj. Zaçaj.

Në përfundim të fjalës së saj ajo tha se pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i sistemit të drejtësisë janë parakushte thelbësore për ekzistencën e çdo shoqërie të shëndoshë dhe demokratike dhe çdo përpjekje për të rrezikuar pavarësinë e gjyqësorit është një shqetësim i thellë që duhet të na preokupojë të gjithëve. Askush nuk mundet dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin, as vetë gjyqëtaret. Asnjë qeveri, asnjë ligjvënës, asnjë politkbërës, asnjë nëpunës nuk mund të shihet si i cliruar nga përgjegjësia kur detyrimet burojnë nga ligji dhe ai duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe para tij të gjithë janë të barabartë. Një sistem i drejtë gjyqësor është një shenjë dalluese e çdo qytetërimi të zhvilluar.

Ora 10:47
110 vjetori i Gjykatës ë Lartë, Sokol Sadushi rendit sfidat: Pandëshkueshmëria kërkon zgjidhje tërësore

 

Në 110 vjetorin e formimit të Gjykatës s Lartë, zv.kryetari i saj, Sokol Sadushi ka renditi sfidat kryesore me të cilën po përballet drejtësia,.

“Numri në rritje i çështjeve gjyqësore kundrejt numrit të ulët të gjyqtarëve, vonesat në gjykim, mosekzekutimi i vendimeve të formës së prerë, praktikat e ndryshme për çështje të ngjashme, niveli profesional, etik dhe moral i magjistratëve, por edhe pandëshkueshmëria kërkojnë zgjidhje tërësore dhe strategjike. Të gjitha këto sfida, të vjetra a të reja kanë të përbashkët nevojën për t’i përballuar me masa të përshtatshme dhe efektive, që janë vendimtare për suksesin ose dështimin. Rritja e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë mbetet një tjetër sfidë. Gjyqësori e përmbush misionin e tij në mënyrë efektive vetëm kur publiku krijon besim se, gjykatat, edhe kur gabojnë, veprojnë krejtësisht të pavarur. Kjo do të thotë besim në një gjyqësor të pavarur, të ndershëm dhe të paanshëm, besim në standardet etike të gjyqtarit, besim se gjyqtari nuk shpreh pikëpamjet e veta personale, se nuk është palë e interesuar në proces dhe se nuk është duke luftuar për pushtetin e tij, por për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, tha Sadushi.

Ora 10:30
Hohmann: Pa Reformë cilësore në Drejtësi, nuk ka integrim në BE

 

Ambasadorja e BE-së, Christiane  Hohmann e ka bërë të qartë që nuk ka anëtarësim në familjen europiane pa një reformë të suksesshme në Drejtësi.

“Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësië janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vetingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, këshillat duhet të ruajnë frymën e vetingut që të ruajnë standardet e larta të vetingut.

Tashmë, anëtarët e këshillave pritët që të veprojnë në përputhje me aspekte të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre sepse mbajnë të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një drejtësi më e mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.  Një drejtësi me cilësi më të mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura.  Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë.  Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës tregon se duhet bërë më shumë.

Integriomi në BE kërkon angazhim për ato vlera dhe për një gjyqësor më cilësor dhe të pavarur, gjë që është një nga aspektet kyçe. Ju uroj suksese të mëtejshme”, tha Hohmann.

Ora 10:18
Kim drejt largimit: Reforma në Drejtësi nuk ndryshon, ndonëse ndryshojnë ambasadorët

 

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është shprehur se qëndrimi i SHBA-së për Reformën në Drejtësi nuk ndryshon, ndonëse ndryshojnë ambasadorët.

“SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë. Ndonëse kanë kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri. Të gjithë e kemi parë procesin në Uashington.

Reforma nuk ka për të ndryshuar, ndonëse ndryshojnë ambasadorët. Shpresoj që ju do të kuptoni që kur SHBA flet për drejtësinë, e bëjnë këtë si një mik i sinqertë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.

Ora 10:16
Kim: Kundërshtarët e drejtësisë duan që ajo të dështojë, por Reforma po funksionon! Askush nuk është mbi ligjin

 

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj.

“Kundërshtarët duan që aj të dështojë se po shohin që po funksionin, ata duan të jenë në gjendje që të bazohen në pandëshkueshëri, Kjo tregon se Reforma në drejtësi funksionon. I përket drejtuesve shqiptar, Shqipërisë, por ne do ju mbështesim, Themeli është ndarja e gjyqësori nga politika, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë. ”, tha Kim.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I indinjuari me SPAKUN dhe KQZ-ne e Celibashit: 10/05/2023 12:31

    Te gjithe jane e duhet te ishin e te jene te barabarte perballe ligjit.Vetem me nje perjashtim, i cili ka te beje me Salih Ram Berishen dhe Ilir Meta-jn! Ata jane baballaret e kombit dhe ligji deri tani u bindet atyre.Edhe zonja Kim,me gjithe perpjekjet titanike te saj nuk mundi te arrije qe gjyqtaret e prokuroret ,duke filluar qe nga GJK,SPAK e me poshte te zbatohet edhe mbi ta.Ata i bejne shurren ligjit dhe tallen dhe me keto organe edhe me te gjithe ne te tjeret!Ko eshte e verteta e hidhur.Mehdi Gerdeci,i akuzuar per makabritetin e Gerdecit i ben pacet sistemit te drejtesise dhe ben fushate elektorale si pa gje te keq,duke patur dhe mbneshtetjen e agjentit te Like Spiun Floririt ne KQZ,qe quhet Celibash,i cili mbyll te dy syte ndaj Mehdiut,kurse te tjeret edhe per gjera te parendesishme ne raport me sjelljen e Mehdiut i ka derguar per hetim.Doni me per Belulin?

    Përgjigju
  • Turi: 10/05/2023 11:54

    Nga momenti qe nderhyet ne punet e brendshme te nje vendi ky vend ka mbaruar eshte koloni e te huajve nuk ka pavaresi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar