Ministri i Mbrojtjes ka ndarë një urim për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Peleshji uron të gjithë shqiptarët ndërsa shkruan se ky 110 vjetor sot na bashkon më shumë, në një kohë kur liria dhe paqja janë bërë më të shtrenjta për shkak të luftës në Ukrainë.
“Dita e flamurit këtë vit ka më shumë emocion, më shumë vlerë. Ky 110 vjetor i pavarësisë na përbashkon më fort. Liria dhe paqja për ne shqiptarët dhe për mbarë njerëzimin, është bërë më e shtrenjtë.
Agresioni rus ka tronditur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregullat duke e sjellë sigurinë në qendër të vëmendjes shoqërore. Simboli i vetëdijes kombëtare është Flamuri kombëtar. Ai është ylli orientues i shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e kudo ku jetojnë me dinjitet e identitet kombëtar.
Me këtë Flamur, sot në NATO e nesër në BE, ne do të prezantojmë Shqipërinë moderne. Ky flamur do të ngrihet në çdo arritje ndërkombëtare, në kulturë, art, sport, shkencë e teknologji.
Forca e këtij Flamuri e bëri Luiza Gegën të vraponte më shpejt e të dilte e para në Europë e duhet të na bëjë edhe ne të kapërcejmë mbi kohën e të dalim në krye. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit tonë kuqezi”, shkruan Peleshi.
Lajmi kryesor: