Aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, i cili u zhvillua një ditë më parë në të gjithë vendin, ka përfshirë rreth 112.000 vullnetarë, nxënës, mësues e prindër, pjesë e 13 Drejtorive Arsimore Rajonale. Sipas zëvendës ministres së Arsimit Nora Malaj kjo fushat u realizua në masën 85% në të gjithë sistemin arsimor.
“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” ishte një nismë e rëndësishme për sistemin e arsimit pasi alternoi dy momente të rëndësishme, atë të edukimit për të ruajtur mjedisin e pastër dhe momentin e aksionit kombëtar konkret në shërbim të mjedisit”, tha Malaj.
Ministria e Arsimit dhe Sportit është partneri kryesorë i nismës “Të pastrojmë Shqipërinë”, me qëllim mobilizimin e nxënësve dhe fëmijëve në një aksion vullnetar një ditor, për të pastruar vendin nga mbeturinat. Ky është viti i dytë që MAS mbështet këtë aksion kombëtar.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO