1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Çuçi: Faleminderit! U tejkaluan pritshmëritë

1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Çuçi: Faleminderit! U tejkaluan pritshmëritë

1530267881_cuci.jpg

Ministri Fuqiplotë për tërmetin, Bledi Çuçi përshëndeti konferencën e Donatorëve ku u shpreh se fondet e mbledhura tejkaluan të gjitha pritshmëritë. Çuçi tha se tashmë qeverinë e pret një punë e madhe dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme për të adresuar të gjitha problemet dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. 'Jam i bindur se do të ringrihemi dhe do të jemi më të fortë se më parë' tha Çuçi, i cili shprehu falenderime për vendet dhe institucionet që mbështetën sot Shqipërinë.

'Konferenca e Donatorëve në Bruksel i tejkaloi të gjitha pritshmëritë. Solidaritet dhe besim i madh nga miqtë e partnerët e Shqipërisë, sukses dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për punën e madhe që na pret. Tashmë jemi të sigurt për të përballuar programin e rindërtimit dhe për të adresuar të gjitha pasojat e tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit. Sot kanë arsye të jenë të qetë familjet e prekura nga tërmeti dhe të presin me durim ringritjen e shtëpive të tyre. Na pret një punë e madhe dhe e vështirë, por unë jam i bindur se do të ringrihemi dhe do të jemi më të fortë se më parë. Me të njëjtën kurajo dhe vendosmëri që përballuam situatën emergjente do t'ia dalim mbanë edhe me rindërtimin. Faleminderit me zemër çdo shteti dhe institucioni ndërkombëtar që mbështeti sot Shqipërinë. Mirënjohje për jetë e mot!' shkruan në facebook Çuçi.

Në Konferencë e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro ku përfshihen grante, projekte e hua, ndërsa për procesin e rindërtimit janë llogaritur se nevojiten rreth 1.08 miliardë euro.


Lajmi kryesor:

'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?