12 dhjetor, 204 mjekë stomatologë në provim shteti

/ATSH-Z.Tosku/- Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar emrat e 204 mjekëve stomatologë, që do të hyjnë në provimin e shtetit.
Sipas AKP-së, kandidatët duhet të bëjnë verifikimet e emrave në rast se ka ndonjë parregullsi në shkrimin e tyre. Stomatologët do të zhvillojnë provimin brënda një dite, pra në datën 12 dhjetor, duke u ndarë në katër grupe.

Ndërkaq, përgjigjet e testeve do të meren po në të njejtën ditë, pasi provimet janë të informatizuara dhe meren pergjigjet e menjëhershme sapo përfundon testi.
Sipas rregullores së Agjencisë Kombëtare të Provimeve, kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta para fillimit të provimit.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre