Një bizesmen nga kryeqyteti indian, Dehli, ju zbuluan 12 shufra ari në stomakun e tij, rreth 400 gr, pas shqetësimit të tij për vështirësi në urinim dhe të vjella.

Sipas BBC, 63- vjeçari shkoi në spital, duke u ankuar mjekëve se kishte gëlltitur një kapak shishe gjatë sherrit me gruan.

Por kur mjekët e operuan, zbuluan shufrat e arit që peshonin rreth 400 gram.

ari

Autoritetet e kanë konfiskuar arin dhe e kanë marrë në pyetje biznesmenin.

Mjeku që e operoi, tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

India është konsumatori më i madh i arit.

Së fundmi, vendi ka njohur një rritje të kontrabandës së arit pas rritjes së taksave për të penguar importin e metalit të çmuar.

Vitin e shkuar qeveria i rriti taksat për importin e arit deri në tre herë. Kështu, importi i arit, që kishte arritur kulmin në maj me 162 mijë kilogramë të importuar, zbriti në 19.300 kilogramë në nëntor. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)