BRITANI E MADHE - Olivia Manning është vetëm 12-vjeç dhe jeton në Liverpool, por koefiçenti i saj në testin e inteligjencës, arrin në 162 pikë. Ky koefiçient është më i lartë se i vetë gjeniut me famë botërore, Albert Ajnshtajn.

Sa herë që shokët dhe shoqet e saj i kërkojnë vogëlushes për të bërë detyrat e tyre, ajo shprehet gjithnjë e gatshme pasi i pëlqejnë sfidat.

Prej pak ditësh Olivia është bërë pjesë e “Mensa” një organizatë botërore, e cila mbledh 100 mijë gjenitë në botë, të cilët llogariten sa 2% e popullsisë botërore.

Pjesa më e habitshme është se vogëlushja mund të memorizojë tekste dhe shifra të tëra, brenda një kohe mjaft të shkurtër. Kështu ndodhi edhe me rolin që ajo kishte tek pjesa teatrale e shkollës, “Makbeth”.

Ndërkohë, e vetmja gjë e cila është shtuar për vajzën e vogël, është ngarkesa mësimore dhe ushtrimet e ndryshme që profesorët i japin.

Disa nga emrat e njohur të cilët janë pjesë të organizatës “Mensa”, janë aktorja Sharon Stone, e cila ka arritur nivelin e inteligjencës në 154 pikë, gjithashtu edhe John Travolta dhe Steve Martin.

(xh.k/shqiptarja.com)