U negativizuan, por COVID-i i la me pasoja të rënda...12 pacientë vijojnë të shtruar në spital! MSH: 120 raste të reja dhe 3 viktima!

TIRANË- COVID-19 ka rezultuar me pasoja të rënda për 12 qytetarë, të cilët edhe pse janë negativizuar vijojnë të qëndrojnë të hospitalizuar në 2 spitalet COVID në vendin tonë. Ndërkohë, kjo e dielë ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve të reja dhe viktimave me COVID-19. 3 humbje jete dhe 120 persona janë konfirmuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë, ku Tirana mban numrin më të lartë viktimave, por edhe rasteve të reja.

"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçare nga Elbasani. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë", njofton Ministria e Shëndetësisë. 120 raste të reja kanë ardhur si rezultat I 626 testimeve të bërë për personat e dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Apeli i ministrisë së Shëndetësisë, shkon për qytetarët, ku theksojnë se përgjegjësia e tyre është individuale.

"Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes. Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.  I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit", përfundon ministria e shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)
Testime totale 50427
Raste pozitive 7380
Raste të shëruara 3794
Raste Aktive 3358
Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1795
Durrës 434
Shkodër 285
Fier 146
Lezhë 126
Korçë 126
Vlorë 125
Kukës 102
Elbasan 94
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj

Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj