Pioneri i romantizmit shqiptar, Lasgush Poradeci u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare në Tiranë. 37 vite pas vdekjes së poetit të dashurisë dhe të liqenit, pak kush mund ta mendonte se ai do të shfaqej sërish njëlloj sikur të ishte gjallë.
Një avatar i tij, është krijuar përmes inteligjencës artificiale, nga një djalë i talentuar vetëm 12 vjeçar.
“Kam mësuar që 9 vjeç e vazhdoj studioj akoma”, thotë 12-vjeçari.
Përmes historisë së jetës së Lasgush Poradecit dhe veprave më të bukura të tij, i vogli, ka arritur që me imazhin dhe zërin e poetit të përçojë mesazhe ndaj rinisë
“Bij të Shqipërisë së sotme. Jam kthyer nga qetësia e yjeve, heshtja e liqerit, për t’ju folur të rinjve që mbani fatin e vendit. Mos u largoni nga fjala, nga libri”, thuhej në mesazhin e krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Inteligjenca artificiale i sjell vajzave të Lasgushit një mesazh krenarie që shumë fëmijë do donin ta dëgjonin nga prindërit e larguar nga kjo botë.
“Ju nuk jeni vetëm vazhdimi i qenies dhe gjakut tim, por dhe krenaria ime. Tek ju shoh nga larg këtu ku jam mes yjesh, lumturohem së bashku me nënën tuaj”, thuhej në mesazhin e krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Përmes inteligjencës artificiale, 12-vjeçari Deon Gjoka ka realizuar edhe një dokumentar të plotë për poetin e dashurisë, duke na e sjellë Lasgush Poradecin që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës së tij.
E bija e Lasgushit, Marie Gusho rrëfen se po përmes inteligjencës artificiale do të botojë një vepër kushtuar krijimtarisë së të atit.
“Është një botim që po e përgatis me inteligjencë artificiale, me analizë të poezive të babit tim, që mendoj se do të jetë i nevojshëm për fëmijët në shkolla”, tregon ajo.
Lasgush Poradeci u kujtua në një aktivitet të veçantë në galerinë e artit digjital në Korçë, organizuar nga nxënës të shkollës “Sevasti Qiriazi”.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Janar, 09:18
Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35%
-
Të gabuar
58.9%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 5160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Digjet plotësisht kati i dytë i një banese në Maliq, zjarri nisi kur banorët ishin në gjumë, shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
1 Shkurt, 10:03
-
Dyshohet si autori i vjedhjes në 4 automjete, arrestohet 42-vjeçari në Korçë! I dënuar edhe më parë për këtë veprimtari (VIDEO)
1 Shkurt, 09:10
-
Pllakë përkujtimore në nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S'kam ftesë, kryetari i Bashkisë do jetë
30 Janar, 22:34
-
VËZHGIM/ Patatja gjermane falimenton fermerët e Maliqit: Stok i madh në magazina! Asnjë ndihmë nga shteti
30 Janar, 15:35
-
Shiste kanabis në lokal, pranga 49-vjeçarit në Pogradec! Procedohet penalisht i mituri që bleu lëndë narkotike
30 Janar, 08:59
-
Reshje dëbore në juglindje, rikthehet qarkullimi normal në aksin Boboshticë–Dardhë (VIDEO)
29 Janar, 12:47
-
Ndërtimi i kampeve për emigrantët e paligjshëm në Korçë revolton pakicat maqedonase, Aleanca e Maqedonasve dërgon në gjyq qeverinë shqiptare (Dokumenti)
28 Janar, 22:14
-
90-vjetori i lindjes së Kadaresë, Korça 'rikthen' shkrimtarin përmes inteligjencës artificiale (VIDEO)
28 Janar, 18:25
-
IGJEO paralajmëron: Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë! Ndalohet dalja në det të hapur e mjeteve të vogla lundruese
28 Janar, 16:54
-
Udhëtimi i fundit, flet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik: Vasili lindi në Greqi, humbëm kontaktet kur i vdiq i ati
28 Janar, 13:01
-
Me kokainë në lokal, gati për shitje! Arrestohet 41-vjeçari në Korçë (VIDEO)
28 Janar, 09:32
-
VIDEOLAJM/ Lakror në saç dhe një okllai 200-vjeçare, tradita korçare e ruajtur në zemër të Pazarit të Vjetër
28 Janar, 09:32