13 gjërat që meshkujt nuk
duhet t'i thonë kurrë femrave

Shpeshherë meshkujt mund të thonë gjëra që i nervozojnë me të vërtetë femrat duke krijuar debate serioze mes tyre.

Prandaj meshkujt duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe nuk duhet ti thonë kurrë një femre këto 13 gjëra:
 
1. Kurrë mos i thoni një femre që meshkujt janë racionalë, ndërsa femrat emocionale.

2.Mos thoni se femrat nuk dinë të ngasin makinën. Mos bërtisni nëse ju mendoni se ne jemi shofere të ngathta veçanërisht kur jemi në bregun perëndimor dhe nuk kemi parë një rreth rrotullimi. Thjesht na jepni një këshillë, ndihmë ose një suport moral.

3. Mos thoni që femrat duan të martohen vetëm me burra të pasur. Është e vërtetë që disa femra duan burra të pasur, por ka dhe nga ato femra që duan të martohen me njeriun që dashurojnë në të vërtetë, pavarsisht nëse ka shumë para apo jo. Prandaj mos i fusni të gjitha në një thes.

4. Je mjaft gazmore dhe e zgjuar duke marë parasysh që je femër.

5. Nuk e di pse femrat i pëlqejnë meshkujt që bëjnë idiotësira.

6. Femrat nuk i duan djemtë e mirë.

7. Ju thjesht po prisni që të lini punën dhe të bëheni një shtëpiake, apo jo? Nuk është e thënë, por edhe nëse një femër e mendon sërish do të jetë në punë duke u kujdesur për fëmijët dhe çdo gjë tjetër.

8. (X) është një zuskë.

9. (X) është një e përdalë. Përse? Sepse ajo është e pavarur, e hapur?

10. Vajzat janë të çmendura. E keni gabim. Të jeni të sigurtë që ato janë shumë herë më të mprehta se ju.

11. Ti nuk je si gratë e tjera, je “cool”. Mos u përpiqni ti bëni komplimente për ta marë me të mira.

12. Qetësohu. Kur ato janë me nerva dhe ju thjesht thoni “qetësohu”. Thjesht nuk duhet ta thoni, është më tepër acaruese.

13. Dukesh mirë për moshën që ke. Kjo është një frazë mjaft ofenduese për femrat. 

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen