TIRANE - 13 tifozë të Vllaznisë dhe Tiranës janë arrestuar nga policia e Shkodrës pas dhunës së shkaktuar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Borici” gjatë ndeshjes mes dy ekipeve.
Ndërkaq sipas policisë është shpallur në kërkim edhe një tifoz i Tiranës, 22-vjeçari Maringlen Burreli, i cili dyshohet se ka goditur punonjësit e policisë dhe Presidentin e Tiranës, Refik Halili, ndërsa 41 tifozë të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
12 të plagosurit nga këto përleshje, mes të cilëve ishin edhe pesë policë sipas burimeve pranë spitalit të Shkodrës ndodhen jashtë rrezikut dhe kanë dalë nga spitali.
Ndërkohe televizioni A1 Report sjell pamjet e stadiumit “Loro Borici” një ditë pas përleshjes së dhunshme mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë.


Dëmet e shkaktuara nga tifozëritë janë evidente, dhe kthimi i fushës së gjelbërt në një arenë përleshjes, mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje më lojën magjike të futbollit.
Mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana tifozët e të dy klubeve u përleshën ashpër mes tyre duke shkaktuar kaos në stadium.
Gjithçka nisi në pjesën e dytë të ndeshjes, ku Tirana pretendoi për një penallti, por arbitri Laver Alla nuk mendoi kështu, duke hasur me revoltimin e Presidentit të Tiranës, Refik Halili.
Kaq ka mjaftuar që i gjithë stadiumi të shndërrohet në një fushë beteje. Presidenti Halili në këtë moment ka tentuar të qetësojë tifozerinë e ekipit të tij, por aksidentalisht ka marrë goditje të fortë në kokë me mjetë të forta, duke i shkaktuar plagë. Mjekët e ekipit të Vllaznisë i dhanë ndihmën e parë, ndërkohë që FNSH ndërhyri për të qetësuar situatën.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.8%
-
JO
48.2%
-
NUK E DI
10%
Vota total: 3248
Lajme të tjera
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12
-
Në dashuri do të ishte më mirë të mos emocionoheni shumë... horoskopi për ditën e sotme
25 Mars, 07:04
-
Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve
24 Mars, 22:58
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24