13 të infektuar me COVID-19 në shkollën 'Emin Duraku', mes tyre 10 mësues dhe 3 sanitare

Në shkollën 9-vjeçare 'Emin Duraku' gjatë ditës së sotme kanë rezultuar edhe 5 mësues të tjerë të infektuar me COVID-19.

Më herët në këtë shkollë dolën pozitiv 5 mësues dhe 29 persona u karantinuar. Burimet për Shqiptarja.com bëjnë me dije se nga këto 29 kanë dalë përgjigjet e tamponit, ku rezultuan edhe 5 mësues dhe 3 sanitare duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në këtë shkollë në 13 persona, mes të cilëve 10 mësues.

Mësuesit e infektuar do të zëvendësohen më mësues të tjerë, në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerë për nxënësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
10 mësues të infektuar te 'Emin Draku', Drejtoria Arsimore: Mësimi vijon normalisht, mësuesit janë zëvendësuar dhe shkolla është dezinfektuar

Në lidhje me infektimin e 10 mësuesve dhe 3 sanitareve në shkollën 'Emin Duraku'  ka reaguar dhe Drejtoria Arsimore duke thënë se mësimi në këtë shkollë vijon normalisht dhe se mësuesit e infektuar janë zëvendësuar. Drejtoria Arsimore thekson se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të mësimit dhe është bërë dezinfektimi i shkollës.

"Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht. Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social. Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme. Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave", shkruan Drejtoria Arsimore

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

“Swing marathon”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme

“Swing marathon”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme