Ministrja britanike, Suella Braverman e cilëson ‘bekim’ depërtimin për në Ruanda të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Birtaninë e Madhe. Nga vizita e saj në kryeqyteti i Ruandës, Kigali tha se kanë zhvilluar diskutime me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) rreth urdhrit që ndaloi fluturimet e emigrantëve për në vendin afrikan.
Braverman kërkon që GJEDNJ të marrë parasysh se Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi se skema e Ruandës ishte e ligjshme.
"Qeveria e ka pasur të qartë se procesi i Strasburgut që çoi në ndalimin e minutës së fundit të fluturimit për në Ruanda me një urdhër të Rregullit 39 vitin e kaluar ishte thellësisht i gabuar. Kjo është arsyeja pse ne kemi marrë masa në projektligjin tonë që do të adresojnë se si Britania e Madhe synon të pajtohet me urdhra të tillë në të ardhmen. Por unë jam inkurajuar nga diskutimet konstruktive të fundit të qeverisë me Strasburgun, duke përfshirë reformat e mundshme të procedurave të Rregullës 39, e cila është padyshim diçka që ne do të donim të shihnim", tha Braverman.
Suella Braverman ishte në një vizitë në Kigali, Ruandë, për të mbikëqyrur ndërtesat e reja që mund të strehojnë emigrantë. Asnjë emigrant nuk është deportuar në Ruandë që kur marrëveshja u nënshkrua prillin e kaluar nga paraardhësi i Braverman, Priti Patel. Sipas mediave britanike, Braverman po planifikon që në verë të jetë fluturimi i parë me emigrantë nga Britania për në Ruanda.
Kujtojmë se fluturimi i parë i planifikuar për në Ruanda u ndalua në qershor, për shkak të një ndërhyrjeje nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Gjykata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se projektligji, nëse miratohet, do të ishte një ‘shkelje e qartë’ e Konventës për Refugjatët. Braverman po kujdeset që të largojë emigrantët nga Britania, ku ka pasur një numër të madh pasi mbërrijnë përmes gomoneve nga kanali i La Manshit.
A.M./a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.1%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1287
Lajme të tjera
-
Braverman ‘kryqëzoi’ emigrantët shqiptarë, Dua Lipa kritikon ministren britanike: Je mendjengushtë, duhet të kesh më shumë empati
4 Qershor, 14:37
-
Ofendoi më parë emigrantët shqiptarë, Braverman nën hetim! Kërkoi favore për shamngien e gjobës për tejkalim shpejtësie
20 Maj, 22:39
-
Deputeti konservator reagon ashpër ndaj qeverisë së Sunak për emigracionin: Janë një tufë arrogantësh të neveritshëm! Nuk bëjnë dot asgjë
6 Prill, 19:48
-
Suella Braverman insiston: Do t’i çojmë emigrantët në Ruanda, është vend i sigurt! Reagojnë deputetë dhe shoqëria civile: Ajo jeton në planet tjetër
2 Prill, 13:22
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Rama nga Britania e Madhe: Nëse rusët ju pushtojnë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman
24 Mars, 08:01
-
Tabaku kritika për komentet e ministres britanike mbi shqiptarët: Jam ndjerë e kërcënuar! Problemi duhet trajtuar nga të dyja palët
23 Mars, 19:51
-
Rama në Londër, intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme! T’i vësh krimit vulë etnike është në vetvete krim
23 Mars, 14:39
-
Qeveria britanike i përgjigjet deklaratave të OKB-së: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare
8 Mars, 17:34
-
Udhëheqësi i reformës i Brexit në Britani kritikon Suella Braverman: E paaftë, ka krijuar numra rekord azilkërkuesish
26 Shkurt, 17:13
-
Debati për emigrantët shqiptar në Britani, Braverman e thotë troç: Duhet t’i largojmë që të fitojë partia jonë zgjedhjet e ardhshme
1 Shkurt, 08:19
-
E mbijetuara e Holokaustit përballet me ministren e brendshme britanike: Nazistët përdorën të njëjtën gjuhë urrejtjeje për të bërë propagandë, kjo pati pasoja
20 Janar, 11:46