Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar Lulzim Bashën pas deklaratave dhe akuzave të PD-së sot kundër KQZ-së se përse nuk regjistron partitë për zgjedhjet e 13 Tetorit, referuar dekretit të dytë të Presidentit Meta.
"Eh mor jurist, sa shpejt që rrjedhin kohërat në këtë vend! Dy muaj më parë i kërkoje llogari KQZ-së se përse na regjistronte ne si parti për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Tani po i hakërrehesh të njëjtit institucion se përse nuk po i regjistron disa parti, që duan të garojnë më 13 tetor.
Dekret Presidenti kishte atëherë, të tillë ka edhe tani. Nuk po i hyjmë diskutimit të nxehtë, që vetë ke thënë se i përket Gjykatës Kushtetuese, për cilësinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të Ilir Metës. A mund të na shpjegosh se si i dallon dekretet e Presidentit në janë të mirë apo jo, se mbase na shërben edhe ne të tjerëve?
Por mbi të gjitha, na hiq një kuriozitet! Çfarë pune ke ti me zgjedhjet, në të cilat nuk ke ndërmend të marrësh pjesë? Lëri të ankohen vetë ata, që të paktën formalisht kanë shprehur dëshirën të konkurrojnë më 13 tetor, sepse njohin dekretin e dytë të Presidentit.
Kurse ti nuk njeh, as të parin, as të dytin, dhe një Zot e di kur mund të të dalë frika e të futesh ndonjëherë në zgjedhje. Jo për gjë, por nuk të ka caktuar njeri arbitër për asgjë në këtë vend, dhe kjo vlen sidomos për proceset elektorale, ku me zhvillimet e fundit, e meriton plotësisht titullin e palës së painteresuar" shkruan Patozi.
Partia Demokratike i kërkoi ditën e sotme KQZ-së të përgatisë infrastrukturën për zgjedhjet e 13 tetorit në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta, ndonëse vetë ajo nuk është regjistruar për të marrë pjesë në këtë zgjedhje. Nga ana tjetër LSI, PR dhe PAA dërguan sot në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit.
Astrit, mos u bej si I zgjuar dhe trim pas lufte. Ku palo bure, basha ju mori zvare nga pd ju hodhi si te ishit mbetje ne kosh te plehrave dhe askush nga ju spati b ta ndalte. Turp I botes qe nje moranik si basha te beje ligjin dhe te shkateroje nje parti qe e ngritem me aq sakrifica. Ju jeni te gjith per ne burg per demin e pariparueshem qe Na keni shkaktuar ne demokrateve te shqiperise.
PërgjigjuO Luldhim po tallin ko... te gjirhe me ty
Përgjigju