Në orët e para të mëngjesit, një tragjedi ndodhi në ujërat e Egjeut, në lindje të ishullit grek Farmakonisi. Një motobarkë me 29 refugjatë u mbyt për arsye që ende nuk dihen. 13 persona humbën jetën, mes tyre 7 fëmijë, 15 të tjerë u shpëtuan nga forcat e Marinës Detare, ndërsa vazhdojnë kërkimet për personae e  humbur.