Një video e publikuar online ka denoncuar një rast shqetësues kur një fëmijë 13 vjeçar është lënë të drejtojë një motoskaf në plazh në Klamili.
Policia ka ndërmarrë veprimet për bllokimin e skafit me mbishkrimin ‘’Gabriela’’ në pronësi të A.Ç 44 vjeç lindur në Tepelenë por banues në Ksamil.
Bazuar në deklarimet e pronarit të mjetit, ka rezultuar se më datë 07.08.2016, rreth orës 19:00, djali i tij shtetasi U.Ç., 20 vjeç, së bashku me shtetasin A.M., rreth 13 vjeç, kanë marrë mjetin nga vendbazimi ku ndodhej, pa lejen e tij (pronarit) dhe kanë dalë në lundrim brenda zonës së ndaluar.
Policia ka bërë bllokimin adminisrativ të mjetit lundrues deri në përfundimin e procedurave të plota për vendosjen e gjobës.
/Shqiptarja.com