U përkujtua dje (5 janar) 13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, i cili zyrtarisht u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë dhe të mistershme.
Selami Hana, vëllai i prokurorit të ndjerë të Krimeve të Rënda, kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së vëllait.
Ai akuzon "bishat vrastare të pushtetit" se i vranë të vëllanë, i cili ishte i vetmi prokuror që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës.
“Përkujtimore! Në 13 vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë prokurorit Xhevat Hana!
Bishat vrastare, kriminelët gjakpirës të pushtetit që kanë lyer duart me giak, i morën jetën padrejtësisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kanë kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm. Shpresojmë tek SPAK, që të nxjerrë në dritë të vërtetën. Nga vëllezerit dhe motrat”, shkruan ai.
Xhevat Hana njihet si prokurori që zbërtheu rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë sot e kësaj dite të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, nga aparati shtetëror i asaj kohe në vitin 1995, përfshi veçanërisht ish-Shërbimin Informativ Kombëtar.
Prokurori që zbardhi emrat e ish-agjentëve dhe drejtuesve të përfshirë në këtë krim shtetëror, por që çuditërisht, në kulmin e çështjes gjyqësore u prek nga një sëmundje dhe më pas ndërroi jetë, edhe pse u dërgua nga familjarët për kurim në Itali.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.9%
-
Gafë
49%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
21-Vjetori i tragjedisë së 9 Janarit, familjarët kërkojnë Drejtësi: Krim shtetëror, ta hetojë SPAK
9 Janar, 16:50
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
Të akuzuar në Belgjikë për trafik droge, SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive të 5 të dënuarve! Shumica apartamente tek Uji i Ftohtë në Vlorë e Tiranë (EMRAT)
9 Janar, 10:48