14 investime strategjike të miratuara/ Ikonomi: Ndryshimi i ligjit shmang boshllëkun ligjor

14 investime strategjike të miratuara/ Ikonomi: Ndryshimi i ligjit shmang boshllëkun ligjor

TIRANE -Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot projektligjin “Për një ndryshim në ligjin Nr.55/2015 “Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ndryshimi sipas ministrisë konsiston në zgjatjen e afatit të paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit të investitorit strategjik dhe procedurën e veçantë të të asistuarit. Ky afat parashikohet të zgjatet deri në 31 dhjetor të vitit 2020, nga 31 dhjetor 2019 që parashikohet në ligjin nr. 55/2015.

E pranishme në mbledhjen e komisionit, zv.Ministrja Belinda Ikonomi shprehu qëndrimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi projektligjin, i cili është nismë e deputetit Ilir Beqaj. Zv.Ministrja Ikonomi informoi se MFE është duke hartuar një projektligj të ri për investimet dhe duke qenë se ky projekt nuk do të jetë gati brenda datës 31 dhjetor 2019, ndryshimi i propozuar në ligjin aktual synon të shmangë krijimin e një boshllëku ligjor, në mënyrë që investitorët të mos kenë ku të drejtohen dhe aplikojnë për përfitimin e statusit të investitorit strategjik.

 “Ndryshimi i këtij neni, ndryshimi i afatit që ky ligj do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor 2020, synon që të mos krijohet një boshllëk ligjor në mënyrë që investitorët të mos kenë mundësi për të aplikuar. Pasi projektligji i ri do trajtohet dhe miratohet nga ana juaj, në mënyrë automatike ky afat bie”, u shpreh znj. Belinda Ikonomi.

Sa i përket zbatimit të ligjit të investimeve strategjike, Zv.Ministrja informoi se deri më tani janë 14 investime strategjike të miratuara me vendime të Komitetit të Investimeve Strategjike dhe të gjitha të dhënat janë bërë publike në faqen zyrtare të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia