’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD

Vetëm 44 ditë larg zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike po përballet me dorëheqjet e kandidatëve që do të garonin për kryetar bashkie. Analisti Leonard Karaj e cilëson këtë veprim të gabuar përfshirë me mungesën e listës së plotë me 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe lista për këshilltarë të Partisë Demokratike.

I ftuar në Report Tv në emisionin “Pa Protokoll” me Anduena Ndreun, Karaj tha se nëse nuk duan që të futen me garues, më mirë të dorëzojnë vulën e të krijojnë parti tjetër.

“Unë prisja nga Alibeaj, ashtu sikundër jeni, me hallet që keni të ishit future në këto zgjedhje me 61 kandidatë dhe listën për këshilltarë. Është taksative për një Parti Demokratike që ka qeverisur për 13 vite, nëse nuk e doni, dorëzoni vulën e krijoni parti tjetër. Si mund të më thuash në Tiranë, për kë do votosh, Roland Bejkon apo Belind Këlliçin? Mirë këtu e bëj zgjedhjen, por demokrati në Elbasan kë do votojë? Duhet 1 metër gjykimi, s’mund të jemi demokratë në Tiranë dhe LSI-sta në Elbasan. E keni vulën tani, futuni në zgjedhje e fitoni”, tha Leonard Karaj.

Një debat nisi mes gazetares Juela Meçani dhe përfaqësuesit ligjor të PD, Rezart Kthupi. Sipas Meçanit, kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj nuk arriti ta bëjë detyrën se nuk kishte përgatitur asnjë emër të mirë me të cilin do konkurronte në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Kthupi ironizoi koalicionin Berisha-Meta duke thënë se nuk kuptohet nëse kanë program politik të majtë apo të djathtë por kanë objektivin e vetëm, të ndajnë pushtetin bashkë. Ndërkohë Blendi Sulaj e cilësoi shqetësues faktin që kandidatët e djathtë të futen në garë me logon e një partie të majtë duke iu referuar Partisë së Lirisë. Po ashtu theksoi se në përfundim të zgjedhjeve vendore do të ketë zgjedhje në PD, më konkretisht në qershor.

Debati

Juela Meçani: Do të jetë i njëjti skenar si 6 marsi me të vetmin ndryshim se nëse ka pasur paqartësi, lëvizjet e fundit për demokratët që kisin pasaktësi pse situate shkoi kështu, gjërat janë më të qarta. Po e shohim si po tërhiqen kandidatët një nga një. Kjo vjen se nuk ndoqi rrugë kolegjiale për të zgjidhur situatat, Alibeaj nuk është për atë punë se s’kishte bërë as disa emra të mirë.

Rezart Kthupi: Kandidatët ishin. Ka pasur diskutim të brendshëm nëse duhet të dilnin në zgjedhje me 61 kandidatë dhe kishte mendime ndryshe. Meqë s’kishte vendim final, u zgjodh një rrugë e mesme. Nuk pati një vendim të unifikuar dhe u vendos që të kalojë rast pas rasti. Nuk ka pasur mungesë njerëzish. Nëse PD arriti të prodhonte 1619 kandidatë për këshilla bashkiak, s’do kishim mbetur edhe për emra për kandidatë. Bashkimi që keni është i majtë apo i djathtë? Në listat e koalicion, sa kandidatë janë të majtë?

Juela Meçani: Të Partisë së Lirisë.

Rezart Kthupi: Kanë bërë koalicion, ka një program politik, nga cila anë anon Bashkë Fitojmë, ka politikë të majtë apo të djathtë?

Juela Meçani: Ju s’keni program fare, ju nuk keni kandidatë edhe flisni për programe.

Rezart Kthupi: Nuk është përgjigje kjo. Ku i di programet ti. E ke lexuar marrëveshjen? Keni bashkim partish politike pa program politk, duan vetëm të ndajnë pushtetin bashkë. Partia e Lirisë do jetë pjesë e krahut tuaj nuk do ju ndahet më.

Juela Meçani: Aty është 99% e partisë.

Blendi Sulaj: Ajo e cila duhet të na vrasë është se si kandidatët e djathtë që kanë krijuar karrierë të PD e kanë më të lehtë të kandidojnë me siglën e Ilir Metës se PD. Kandidatët mund të ishin konkurrues dhe fitues, sot s’kanë asnjë veti. Ne e dimë çfarë ndodh në terren.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar