14 Maji, ish-kreu i PD-së Tropojë: Ka vetëm një Parti Demokratike, është ajo zyrtare! Aleanca Berisha-Meta, e paskrupullt

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Tropojë, Agron Demushi thotë se ka vetëm një Parti Demokratike.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Demushi tha se ka vetëm një PD-së dhe ajo është PD-ja zyrtare me logo dhe sigël.

Sipas Demushit, aleanca e Metës dhe e Berishës për zgjedhjet e 14 majit është një aleancë e paskrupullt.

‘Për mua ka vetëm një PD dhe ka një logo një sigël. PD është vetëm një pjesa tjetër është Foltore. Ndihem shumë keq kur dëgjoj se një kandidat i PD-së po i shërbeka Edi Ramës. Edhe kandidatët e Foltore si shërbejnë Edi Ramës dhe partisë në pushtet. Akoma më keq kur shkon në prehrin e Ilir Metës. Ilir Mata njihet si njeriu më negativ në Tropojë, ka vrarë në Tropojë, shumë djem tropojanë kanë bërë burgje kur ai ka qenë kryeministër. Të shkosh e të flirtosh me Ilir Metën është një paskrupulli. Nuk di se çfarë emri ti vë kësaj. I njëjti kandidat që është sot në Foltore mua më etiketonte si bisht i Ilir Metës. Dhe sot befas ky flirton me Ilir Metën.’- tha Demushi.

Nga koalicioni Berisha-Meta kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit është Besnik Dushaj. Ndërkohë socialistët kanë rikandiduar kryetarin aktual të bashkisë Rexh Byberi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët

Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët