Rama në 'Real Story': Nëse SPAK nuk merret me Gërdecin, 21 janarin, llogaritë ofshore të Kryemadhit, ne flasim kot! Prokuroria e Tiranës bën sikur nuk sheh provat e reja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ka besim te drejtësia e re, por thekson se ky besim shkon kot, për aq kohë sa SPAK nuk merret me aferat më të mëdha siç ai i quan, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, akuzat për llogari ofshore të Monika Kryemadhit. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Rama tha se Prokuroria e Tiranës po mban prej 10 vitesh '21 janarin', duke bërë sikur s’kupton dhe pse dalin prova të reja.

“I shumëzoj me zero nëse për Gërdecin, 21 janari, për grabitjen e hidrocentraleve, për CEZ-DIA, për kontot e kryemadhit, nëse SPAK nuk merret me këto ne flasim kot. Prokuroria e Tiranës po mban prej 10 vitesh '21 janarin', duke bërë sikur s’kupton dhe pse dalin prova të reja”, tha Rama.

Duke u ndalur te zgjedhjet e 14 majit, Shkodra është një ndër Bashkitë që mazhoranca synon të fitojë dhe këtu kryeministri Edi Rama e sheh garë të fortë, por jo të pamundur. Për rrjedhojë, Rama ka sqaruar deklaratën e tij se “nuk do të bashkëpunojnë me bashkitë që zgjedhin kandidatë të opozitës”. Ai tha se ajo është një retorikë politike, jo kërcënim, por shtoi se bashkëpunimi bëhet i pamundur. E për këtë solli si shembull disa projekte që tha se nuk po i realizon, për shkak se Bashkia e Shkodrës së Bardh Spahisë, po i refuzon.

“Deklarata është politike, në funksion të përshkallëzimit të luftë politike në Tiranë. Që ta kuptojmë, ne kemi prej disa kohësh kompanitë që duhet të fillojnë ujësjellësit në Shkodër, që është më e prapambetura, aty financimi është i qeverisë, projektet janë bërë nga qeveria, kontraktorët janë gati dhe Bashkia nuk na jep lejen e ndërtimit. Ose për shembull, rruga Shëngjin Velipojë, pengohet prej gati një viti për shkak të përgatitjes së dokumentacionit”, shtoi kreu i qeverisë.

Fushatën e ka përqendruar te Sali Berisha dhe Ilir Meta, kjo për 2 arsye. Së pari nuk e njeh PD-në e Enkelejd Alibeaj dhe së dyti ai thotë se kjo ardhur për shkak se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë rrezik dhe një kërcënim për Shqipërinë.

“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës", u shpreh në Report Tv, kryeministri Edi Rama. 

Kandidatët e “Koalicionit Bashkë Fitojmë”, i ka konsideruar si kukull të dyshes Meta-Berisha duke thënë se “janë gjëja më absurde që ka parë në çdo fushatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Rama: Metën e tërheq zullumi! E ka mbaruar misionin e tij politik! Njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas Kryemadhit

 

Kryeministri Edi Rama e ka pasur një koment edhe për Ilir Metën.

“Ilir nuk ka qëndruar në politik falë pakteve, por forcës që ka pasur, ka pasur votat pa ka bërë paktet, ne e kemi kapur hundën, kemi bërë pakte, kemi bërë çmos që t’i japim mundësi, e tërheq zullumi si askënd tjetër dhe tani është në tatëpjetën finale, ai e ka mbaruar misionin e tij në politik, ai është sot njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas të shoqes dhe edhe në këtë rast ai ka bërë një tjetër akrobaci mbijetese”, tha Rama.

Ora 22:24
Rama: S’jam duke u përgatitur për një mandat të katërt! Berisha, 80-vjeç që thotë përralla! Kandidatët e tyre, gjëja më absurde

 

Kryeministri Edi Rama tha se kjo fushatë nuk është një parapërgatitje e tij për një mandat të katërt. Ai tha se arsyeja pse fokus është Sali Berisha dhe Ilir Meta, është sepse ata i sheh si kërcënim serioz për vendin.

“Nëse i referohesh faktit që në fokus është Salikja, është se Shqipëria është në një kthesë të madhem, Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar ndërkombëtarisht. Tani kur ata thotë që nuk individ, është i padëshirueshëm për ne, do të thotë që është për të gjithë perëndimin dhe këto individë, që kanë dhe problem të rënda me drejtësinë, tërheqin zvarrë njerëzit duke bërë spektakël me përralla, një 80 vjeç që tregon përralla dhe merr nëpër gojë ambasadoren amerikane, jo u futën, jo dalin, është degradim i madh dhe kërcënim, se kur vjen puna të bashkitë është pengmarrje. Kandidatët e tyre gjëja më absurde që kam parë”, tha Rama.

Ora 21:38
Rama: Nëse SPAK nuk merret me Gërdecin, 21 janarin, llogaritë ofshore të Kryemadhit, ne flasim kot

 

Kryeministri Edi Rama tha se ka besim të drejtësia e re, por deri më tani për SPAK nuk ka reaguar, për atë që quan aferat më të mëdha në këtë vend.

“I shumëzoj me zero nëse për Gërdecin, 21 janari, për grabitjen e hidrocentraleve, për CEZ-DIA, për kontot e kryemadhit, nëse SPAK nuk merret me këto ne flasim kot. Kemi një prokurori që flet për 21 janarin në Prokurorinë e Tiranës dhe bën sikur nuk e kupton. Unë kam shumë besim te drejtësia, por pse s’kemi bërë në kallëzime për drejtor e të tjerë, janë muhabete kot”, tha Rama.

Ora 21:32
Rama: Cila PD? Alibeaj, fatkeqësi më vete, ka vulën, por jo të ndenjura! Merrem me Berishën dhe Metën, se ata janë kërcënim për vendin

 

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkeled Alibeaj. Ai tha se kjo PD nuk është ndarë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës. Flasin ati ata, janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjë dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të 2 duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim të një vota”, tha Rama.

Ora 21:13
Rama: Bashkia e Shkodrës po na bllokon ndërtimin e ujësjellësve dhe rrugën Shëngjin-Velipojë! Kjo do ndodhë nëse në 14 maj fiton opozita

Në “Real Story”, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij se “nëse do të fitojnë kryebashkiakë të djathtë, nuk do bashkëpunojë”. Ai mori si shembull Shkodrën, ku tha se vetë Bashkia i ka bllokuar disa projekte të rëndësishme.  Për rrjedhojë, ai thotë se bashkëpunimi ndërpritet vetvetiu.

“Deklarata është politike, në funksion të përshkallëzimit të luftë politike në Tiranë. Që ta kuptojmë, ne kemi prej disa kohësh kompanitë që duhet të fillojnë ujësjellësit në Shkodër, që është më e prapambetura, aty financimi është i qeverisë, projektet janë bërë nga qeveria, kontraktorët janë gati dhe Bashkia nuk na jep lejen e ndërtimit. Ose për shembull, rruga Shëngjin Velipojë, pengohet prej gati një viti për shkak të përgatitjes së dokumentacionit dhe është çliruar Lezha dhe po bllokohet nga Shkodra. Rruga Shkodër-Theth kalon nëpërmjet Bogës, Boga është në Malësi të Madhe, Thethi në Shkodër, Boga është e pastër, Thethi është me plehra”, tha Rama. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 06/05/2023 11:48

    SHQIPERISE MIRE QE I DOLI NJE UDHEHEQES SI EDI RAMA (ME VIZION PERENDIMOR), SE PER NDRYSHE DO TA KISHTE MARRE EDHE LUMI ( SE NE GREMINE KISHIM RENE)...

    Përgjigju
    • sapa: 06/05/2023 14:43

      Nga qe eshte Rama udheheqes i zoti prandaj jane Salinjte e Metet te pandeshkuar!Militante plehra!

  • Sidrit Golemi: 05/05/2023 12:04

    Edi Rama ne historine e tij politike duke filluar qe nga fundi i viteve '80 te shekullit te kaluar e deri ne vitin 2013 eshte shfaqur e pershfaqur ciklikisht si NJERIU ANTIESTABLISHMENT. Kujtojme 'Refleksionet' si profesor ne Institutin e Arteve, me pas, si Minister i Kultures me programin 'Kthim ne Identitet', e me pas akoma si Kryetar Bashkie i Tiranes kur sfidoi me bullizem Fatos Nanon dhe mbeshtetesit e tij ne PS per garen per Kryetar Partie dhe me pas ia doli ta nxjerre perfundimisht ate edhe nga jeta politike shqiptare ... etj. etj. Dy jane momentet e ktheses 180 grade te Edi Rames pasi i vesh me se mire me pushtet: marreveshja me Sali Berishen ne 2008 per ndryshimet Kushtetuese dhe ne Dhjetor 2018 kur perseri ne bashkepunim te ngushte me Sali Berisha/Ilir Meta(j)/Monika Kryemadhi/Lulezim Basha etj. etj. mbyten Levizjen me te Madhe Studentore Antiestablishement pas Dhjetor 1990, ate te Dhjetor 2018, me operacione te denja per ish-Sigurimin e Shtetit. Dhe sot askush nga bota e Gazetarise, e Politikes, Akademike, e Bisnesit, etj. etj. nuk ia shtron as si pyetje se Cili ishte dhe mbetet roli i tij ne keto operacione antidemokratike te cilat mbyten qe ne filiza ate qe sot mund te ishte pa medyshje nje Gjenerate e Re ne Jeten Politike-Demokratike dhe Ekonomike te Shqiperise?

    Përgjigju
  • Arben: 04/05/2023 21:47

    Drejtesine nuk e ben SPAKU por populli. Fitoret e njepasnjeshme te PS qetesojne shpirtrat e viktimave te Gerdecit e 21 janarit.

    Përgjigju
  • €%^&: 04/05/2023 21:42

    Ikyt rralle Berisha nuk figuron kerkun ne fleten e votimit e nese Shkodrant votojn djathtas i bjen me votu per komunistin ILIR META!

    Përgjigju
  • Arti!ntel: 04/05/2023 16:20

    Edhe Inteligjenca Artificiale parashikon fitoren e Partisë $0C!@£!$T€. $@£!U me £!k€n janë të pashpresë.

    Përgjigju
  • urim: 04/05/2023 14:08

    me i miri eshte dhe fitoren e ka te vdekme

    Përgjigju
  • Enisa: 04/05/2023 14:00

    fitorja e partise socialiste ne cdo qark eshte e sigurt

    Përgjigju
  • Eda: 04/05/2023 13:59

    do e degjojme me shume vemendje kryeministrin

    Përgjigju
  • titi: 04/05/2023 13:13

    ramam gjithmon do e coj shqiperin perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë