14 Maji, Presidenti Begaj: Politika e shpërfilli mesazhin tim, ka retorikë denigruese dhe armiqësore në fushatë! Qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje

Presidenti Bajram Begaj ka kritikuar sot retorikën denigruese dhe armiqësore siç e quajti të të partive politike në këtë fushatë politike. Begaj tha se mesazhi i tij në fillim të fushatës për një gjuhë me alternativa dhe jo me sulme u shpërfill nga politika.

“Zgjedhjet janë një moment ky për procesin e integrimi evropian,. Vetë zgjedhjet janë tregues i rëndësishëm i maturisë së sistemit tonë demokratik. 14 maji është sfidë për institucionet shqiptare, partitë poklitike dhe për vetë shoqërinë. Zgjedhjet nuk janë të partive politike por të të gjithë shqiptarëve. Unë shpresoj që partitë të mos shpërfillin qytetarët siç shpërfillën presidentin kur bëri thirrje që retorika të ishte qytetare, jo denigruese, jo armiqësore,. Të kishte përplasje idesh dhe mendim dhe jo me retorikë të panevojshme", tha Begaj. 

Begaj u kërkoi qytetarëve shqiptarë që më 14 maj të shprehin vullnetin e tyre të lirë

"Unë dua të bëj një thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, si e drejtë kushtetuese por edhe detyrim moral dhe qytetarët për kombin dhe për veten tonë. Çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e votës. Administrata ka shumë rëndësi. Çdo faktor duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. Ky është një detyrim që ia kemi qytetarëve shqiptarë, që ka të bëjë me standardin zgjedhor më të lartë”, tha presidenti Begaj në konferencën për shtyp që zhvilloi me homologun polak. 

Kujtojmë se një ditë para nisjes së fushatës elektorale për 14 majin, presidenti Bajram Begaj mblodhi në ambientet e Presidencës përfaqësues të institucioneve kryesore, si KQZ dhe Policia e Shtetit. Kreu i shtetit dhe mesazhe të forta dhe porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai u kërkoi institucioneve përgjegjëse që të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës. Një thirrje e pati edhe për subjektet politike. Presidenti kërkoi që përfaqësuesit e partive politike të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj njëri-tjetrit, por të angazhohen në garë elektorale me ide për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Presidenti Bajram Begaj u pyet në konferencën me homologun polak edhe për për çështjen e detit me Greqinë. Ai pranoi se ka një kërkesë nga Ministria e Jashtme për ta çuar çështjen në Hagë dhe u shpreh se po e vlerëson me seriozitetin më të madh këtë kërkesë, ndërsa theksoi se çështja do zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Çështja e detit me Greqinë, Begaj: Kam një kërkesë nga ministria e Jashtme për ta dërguar në Hagë! Do zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare

 

I pyetur për çështjen e detit me Greqinë, Presidenti Bajram Begaj tha se është e vërtetë që ka një kërkesë nga ministria e Jashtme për ta çuar çështjen në Hagë. Begaj tha se po e vlerëson me seriozitetin më të madh këtë kërkesë, ndërsa theksoi se çështja do zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare

"Me Greqinë fqinje kemi një çështje. Unë kam një kërkesë nga ana e ministrisë së jashtme që është e shoqëruar me një relacion shpjegues. Si president i republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese, këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal. Është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje, zgjidhja është e bazuar në kushtetutën e Shqipërisë në akte dhe ligjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit. Me Ramën jam takuar disa herë. Çështjet që kam diskutuar që kanë qenë publike, tema për sigurinë kombëtare, çështja të lidhura me shërbimin e jashtëm, komunikimi është institucional, shumë i mirë", tha Begaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 11/05/2023 15:13

    Ik o Bake se ti ske mbyll dosjet e tua qe ke ne prokurori akoma per ca transferime qe i di mire ti po skane cte bejne tani se president ti gjasme tani..kupto apo jo???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?