TIRANË- Tirana, Shkodra, Kruja dhe Durrësi janë 4 qytetet ku janë regjistruar rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Në total, janë regjistruar 14 raste të reja nga 193 testime të kryera, e ndërsa ajo që mësohet është se pjesa më e madhe e të prekurve janë simptomatikë, pra që kanë shfaqur shenja klinike. Ndërkohë, pjesa më e madhe e të prekurve janë persona kontakti, por gjithashtu edhe vatra të reja, për të cilët thuhet se ka nisur hetimi epidemiologjik.
Lajme të mira nuk ka as sa i përket numrit të të shtruarve në spital. Në buletinin ditor, ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht të shtruar te Urgjenca Infektive në QSUT janë 30 pacientë, nga të cilët 6 në terapi intensive, 2 prej tyre të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.
Ndalur te testet molekuladhe se serologjike, nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime.
"Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %", njofton Ministra,
COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)
Testime totale 18290
Testime molekulare 16255
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1246
Raste të shëruara 938
Raste Aktive 274
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 24
Shkodër 19
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Nuk eshte reforme por krim qe diskutohet per 30 vjet. Turp
Përgjigju