Me thirrjet, “ISIS janë vrasës”, dhe duke akuzuar Turqinë për bashkëpunim me shtetin Islamik, mijëra protetsues pro-kurdë zhvilluan protestat më të përgjakshme duke lënë të vdekur mbi 14 persona dhe shumë të plagosur në provincat lindore të Turqisë.
Popullsia kurde e Turqisë si dhe mijëra refugjatë të cilët kanë ikur nga qyteti Kobane i Sirisë janë të zemëruar me vendimin e qeverisë për të mos ndërhyrë ushtarakisht kundër shtetit islamik. Përleshjet me policinë në Dijarbakir, qyteti më i madh kurd në juglindje, rezultoi me tetë të vdekur, ndërsa një tjetër protestues humbi jetën në Varto, në provincën Mus, ku u plagosën së paku 40 persona.
Dy persona të tjerë humbën jetën në krahinat juglindore në Siirt, ndërsa një tjetër ka vdekur në Batman. Dhuna e përhapur çoi në ndërhyrjen imediate të policisë në 6 provincat.
“Dhuna nuk është zgjidhje, ajo shkakton hakmarrje. Këtij qëndrimi iracional i duhet dhënë fund menjëherë”, tha ministri i brendshëm turk Efkan Ala, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund protestave. Ai akuzoi protestuesit pro-kurdë si tradhëtarë të vendit të tyre duke iu bërë thirrje të shpërndahen, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të paparashikueshme. Ndërsa zv.kryeministri Yalcin Akdogan shkroi në Twitter: “Akuzat se Turqia nuk po bën asgjë në lidhje me Kobanin, është një gënjeshtër e madhe. Turqia ëhstë duke bërë të pamundurën në aspektin humanitar”.
Në një lagje të Stambollit, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa diku tjetër në Stamboll, një person është plagosur rëndë, pasi u qëllua në kokë nga një distancë e afërt. Dhuna ka shpërthyer edhe në kryqytetin turk, Ankara, ku disa policë u plagosën gjët përleshjeve. Protestat në Turqi janë pjesë e demonstratave të gjëra europiane kundër mosndërhyrjes së autoriteteve në luftë kundër shtetit islamik të ISIS.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com