14 tradita të çuditshme dasmash
'Pështyrje,vjedhje e goditje të nuses'

14 tradita të çuditshme dasmash<br />'Pështyrje,vjedhje e goditje të nuses'
Dasma është eventi më special në jetë, ku dy persona të dashuruar ndërmarrin një angazhim për të jetuar sëbashku përjetësisht.

Ceremonia e lidhjes së jetës është një moment i paharrueshëm për çiftin, por dhe për familjarët dhe të afërmit e tyre. Padyshim, çdo vend ka zakonet dhe traditat e veçanta për realizimin e ceremonisë. Ju prezantojmë disa nga traditat më të çuditshme të martesave që janë praktikuar në të kaluarën e do të praktikohen dhe në të ardhmen, në vende të 

Ja disa nga traditat më të çmendura dhe absurde në botë:

1. Nxirja e Dasmës në Skoci
Tradita e dasmave Skoceze përfshin trajtimin e dhëndrit dhe nuses në një formë të çuditshme para martesës. Nxirja e Dasmës, është një ritual para-ceremonial ku çifti vihet në pjesën e pasme të kamionçinave dhe lyhet në ngjyrë të zezë me lloje të ndryshme ngjyruesish, ushqimorë apo jo. Të afërmit e çiftit përpiqen të bëjnë sa më shumë zhurmë të jetë e mundur duke firshkëllyer, duke përplasur objekte, duke i rënë daulles e sendeve të tjera, ndërsa çifti parakalon në rrugët e qytetit. Sipas tyre qëllimi i kësaj tradite është që ata të jenë të përgatitur për çfarëdolloj të papriture në jetën martesore.
skoci
2. Shmangin vajtjen në tualet, në Indonezi
Çifti i ri në komunitetin Tidong nuk lejohet të përdorë tualetin për tre ditë dhe netë, duke u lejuar atyre konsumimin e një sasie tepër të vogël ushqimi dhe pije. Kjo praktikë quhet “arrestimi në shtëpi për muaj mjalti” dhe besohet se ndihmon në pritjen e fëmijëve të shëndetshëm në të ardhmen.
2 
3. Prerja e trungut si një zakon në dasmat gjermane
Një zakon i vjetër dasme në Gjermani bën që çifti i sapomartuar të presi sëbashku një trung me një sharrë. Arsyeja që fshihet pas kësaj tradite është fakti se ata duhet të jenë për gjithë jetën sëbashku duke zgjidhur çfarëdolloj problemi.
gjermani
4. Rrëmbimi i nuses në Rumani

Rrëmbimi i nuses në Rumani është një nga zakonet më të këndshme. Në festën e martesës ndodh rrëmbimi i simuluar i nuses nga persona “të maskuar”. Pas kësaj dhëndri duhet të paguajë një shpërblim për t’a marrë sërisht nusen, ç’ka i jep festës shumë gjallëri dhe emocione. Tradita mund të duket e çuditshme, por praktikohet ende dhe nuset janë të ngazëllyera para kësaj tradite.
rumani
5. Të pështysh mbi nusen është një traditë në Kenia
Në komunitetin Maasai në Kenia, gjatë dasmës, babai i nuses pështyn mbi kokën dhe gjoksin e nuses si simbol i bekimit para se ajo të largohet me dhëndrin.
kenia
6. Thyerja e porcelaneve në Gjermani (Polterabend)
Thyerja e porcelaneve është një zakon i vjetër në Gjermani ku miqtë thyejnë enët e porcelanit një natë para ceremonisë martesore. Ata besojnë se kjo do t’i sjellë shumë fat çiftit të ri.
gjermani
7. Vjedhja e këpucës në Indi
Motra e nuses i bën hile dhëndrit në mënyrë që të mund t’i rrëmbejë atij këpucën. Dhëndrit i kërkohet të paguajë një shumë të madhe parash për kthimin e këpucës. Ky zakon është mjaft i këndshëm dhe kalohet me gëzim gjatë ceremonisë.
indi
8. Ritual dasme plot të qara në Kinë

Tradita e qarjes në dasma është mjaft e zakonshme mes njerëzve Tujia në Kinë. Rituali i qarjes varion në bazë të vendit në këtë shtet. Përsa i përket ceremonisë së qarjes, një muaj para dasmës, nusja nis të qajë dhe pas 10 ditësh qarje, nëna dhe gjyshja e saj i bashkohen duke qarë të gjitha sëbashku. Më pas, gjithë pjestarët e familjes bashkohen me to. Gjatë të qarave, ato flasin fjalë duke krijuar këngë vajtimi. Me herët, ka patur një zakon ku nëna e rrihte nusen nëse ajo nuk qante. Kjo është tradita martesore që duhet të ndiqet nga çdo nuse në Kinë.
kine
9. Goditja e nuses
Në Kinë, dhëndri duhet të godasë nusen me tre harqe dhe shigjeta. Pas goditjes, dhëndri i mbledh shigjetat dhe i thyen ato, duke i premtuar nuses dashuri të pamatë dhe të përjetshme.
kine
10. Goditja e dhëndrit në shputa në Kore
Burrat e familjes së nuses e shtrijnë dhëndrin në tokë dhe i gjuajnë në shputa me shkopinj gjatë natës së parë të martesës. Kjo supozohet që e bën dhëndrin më të fortë. Jo vetëm kjo, por burrat i kërkojnë dhëndrit të përgjigjet për pyetje të ndryshme dhe e detyrojnë që të përgjigjet me hir apo me pahir.
kore
11. Kakofonia në Francë
 Kakofonia apo e quajtur ndryshe si “muzika charivari”, praktikohet në Francë ku krijohet një zhurmë e lartë gjatë natës së martesës. Fqinjët mblidhen në shtëpinë e të sapomartuarve duke bërë sa më shumë zhurmë për t’i shqetësuar ato. Nata e dasmës konsiderohet si një nga eventet më të bekuara në ceremoninë martesore.
france
12. Zakoni i të ngrënit në qypin e banjos pas ceremonisë martesore në Francë
 Pas ceremonisë, familjarët e nuses mbledhin ushqimet e mbetura në një qyp banjoje dhe çifti i ri detyrohet të ushqehet aty. Njerëzit nuk ikin derisa çifti të mbarojë të gjithë ushqimin.
france
13. Në Kongo nuk lejohet të buzëqeshësh
Nusja dhe dhënri nuk lejohet të qeshin gjatë gjithë ceremonisë martesore.
nuse
14. Nusja e bardhë në Japoni
Zakoni tradicional i martesave në Japoni përfshin një lyerje krejtësisht të bardhë të nuses nga koka tek këmbët. Kjo përshkruan pastërtinë dhe virgjërinë e saj.
japoni

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron