Një nga kriminelët më të kërkuar në Itali, bossi i mafias “Camorra”, Marco Di Lauro është arrestuar nga policia.
Pas më shumë se 14 vitesh në arrati, autoritetet italiane arrestuan të shtunën Di Lauro, në një operacion të gjerë ku u përfshinë 150 oficerë policie. Di Lauro u arrestua në një apartament në lagjen "Chiaiano" të qytetit jugor të Napolit.
Në momentin e prangosjes ai ishte duke ngrënë makarona dhe ka shprehur shqetësim për macet e tij. Mediat italiane njoftuan se arrestimi ishte i lidhur me një vrasje që ndodhi më herët të shtunën, që u krye nga një njeri i lidhur me Di Lauro.