SHKODËR - Gjendet pas 4 ditësh trupi i pajetë i 14-vjeçarit i cili u mbyt në ujërat e lumit të Bunës. Kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit vijuan këtë të martë vetëm nga policia me iniciativë të familjarëve. Polumbarët pas kërkimeve pa rezultat deri në grykëderdhjen e Velipojës ishin larguar mbrëmjen e së hënës.
 
14-vjecari me inicialet A.K nga lagjja Xhabiaj e Shkodrës u mbyt më 31 Korrik në lumin Buna teksa lahej me disa shokë. Pas nxjerrjes nga ujërat e Bunës, trupi i tij do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
 
Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 14-vjeçarit të mbytur më 31 korrik janë ndërprerë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)