Nuk ka qenë pjesë e politikës e as e ndonjë grupi interesi, thjesht një djalë i ri vetëm 25 vjeç, absolvent në Fakultetin e Informatikës dhe Telekomunikacionit, i cili tre ditë pasi që kishte lënë punën në UNHCR u vra. Më 8 mars të vitit 2000, Benet Rexhepi u ekzekutua me dy plumba, në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Tash 14 vjet nuk u zbulua vrasësi, derisa nëna bashkë me të motrën nuk reshtën së kërkuari drejtësi.
Nuk lanë derë pa trokitur, nga institucionet vendore (varësisht kush vinte në pushtet), e deri tek policë, hetues e prokurorët vendorë e ndërkombëtarë. Për gati një dekadë e gjysmë ato vazhdojnë të jetojnë me rëndesën se vrasësi bredh lirshëm rrugëve dhe institucionet nuk duan t’ia dinë. Mund edhe të jenë ndeshur ballë për ballë me kriminelin, pa e ditur se duart e tij mizorisht i morën jetën Benetit, për motive që ende nuk dihen. Të huaj dhe vendorë, që mbajnë tituj ekspertësh të drejtësisë përplasën dyert përballë nënës, e cila nuk ndalet së kërkuari drejtësi, në shtetin që ka të rrënuar tërë këtë sistem.
E lodhur shpirtërisht, çdo 8 mars ajo u shkruan letër institucioneve, nga kryeprokurori i Shtetit, Presidenca, Ministria e Drejtësisë, Policia, Hetuesia etj., për t’ua rikujtuar dështimin e drejtësisë, apo fshehjen e qëllimshme të këtij rasti. Edhe ata që vijnë në Kosovë për të vënë rend e ligj, nuk bëjnë zë. UNIMK-u e kishte mbyllur rastin, e prokurorët dhe hetuesit e EULEX-it, nuk pranuan të merren me vrasjen e shqiptarit ish-punëtori të UNHCR-së.
Gjatë 14 vjetëve ka pasur periudha kur as nuk është ditur ku është lënda, e aktualisht ajo gjendet në Prokurorinë e Kosovës, por askush nuk merret me të. Por çka nuk është ndalur janë përpjekjet e familjes së Benetit në kërkim të asaj që u takon - zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësit të djalit e vëllait. Ky është një rast i cili tregon se çfarë sistemi i degraduar i drejtësisë është instaluar me bashkëpjesëmarrjen vendorë-ndërkombëtarë.
Ky shtet i Kosovës i ka borxh kësaj familjeje dhe mijëra të tjerave që të zbulojë vrasjet e pasluftës nga ato me motive politike dhe të tjera që ende nuk dihen.
Akti i fundit mizor i vrasjes pas shpine të deputetit të PDK-së, Elvis Pistes, krim ky i cili lehtësisht u krye pa frikën e ndëshkimit, është një argument shtesë se urdhëruesit e vrasjeve ose po shtohen, ose kanë mbetur të njëjtit. Sa lehtë vazhdojnë të heqin qafe! Ky është sinjal i qartë se mosndëshkimi i vrasjeve të pasluftës ka rritur fuqinë e kriminelëve që me komoditet të qërojnë çfarëdo hesapi me të shtëna në heshtje. Por heshtja institucionale rëndon edhe më shumë, kur familjet e të vrarëve nuk gjejnë një derë ku të kërkojnë drejtësi, por vazhdojnë të “bashkëjetojnë” me vrasësit.
E si mund të pretendojmë të kemi shtet ligjor, kur pushteti për më shumë se dhjetë vjet ka shantazhuar duke kapur në dorë sistemin e drejtësisë?!
Tashmë ka kaluar në normalitet, që kur të flitet për ndërtimin e shtetit ligjor, ka vetëm një synim: arritjen e qëllimeve plaçkitëse. Shoqëria kosovare duhet të bëjë përpjekje që të nxisë drejtësi për vrasjet që mbetën në harresë, apo u kërkua të harrohen.
Shteti ligjor funksionon atëherë kur të ndëshkohen vrasësit, kurse shteti i drejtësisë quhet ai, i cili para drejtësisë vë jo vetëm vrasësit, por edhe urdhëruesit e tyre!
/Shqiptarja.com