10 qershori është një datë me shumë peshë në historinë e kombit shqiptar. Në vitin 1878 të kësaj date u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit.
Punimet e këtij kuvendi u drejtuan nga Iljaz Pashë Dibra, ndërsa programi politik ishte hartuar nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë. Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar.
Asokohe, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.
Kjo lidhje synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm, shpalljen e ndarjes përfundimtare nga sundimi osman, si dhe të dëshmonte në mbarë opinionin publik europian se shqiptarët ishin një komb i veçantë në Ballkan pavarësisht ndryshimeve fetare.