New York-u ‘vishet’ kuqezi, shqiptarët festojnë 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit! Korrespondenti i Report Tv: Parada për të 15-in vit radhazi

NEW YORK- Qyteti më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, New York City është veshur ditën e sotme me ngjyrat e flamurit shqiptar. Qindra shqiptarë që jetojnë atje, janë mbledhur për të 15 vit radhazi për të festuar 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Rrugët e New Yorkut janë pushtuar nga motivet tradicionale shqiptare, si veshjet popullore e deri tek vallet me këngët tradicionale shqiptare. Nuk munguan as thirrjet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika përshkroi atmosferën në New York, ndërsa tha se të pranishëm janë edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Në këtë 145 vjetor të lidhjes shqiptare të Prizrenit shoqatat e komunitetet shqiptaro-amerikan organizojnë paradën, ose marshimin e shqiptarëve. Ky është viti i 15 me radhë që organizohet në mes të New York kjo veprimtari. Organizatorët kryesorë janë Albanian Roots. Është interesante se vit pas viti, s’ka pasur asnjë lloj problematike, as nga organizimi nga vetë organizatorët as nga dhënia e lejes apo mbikëqyrjen e rendit dhe sigurisë nga autoritetet. Kjo është për tu veçuar pasi shpesh në kremtime të tilla niveli i sigurisë rritet edhe për shkak të pjesëmarrësve të mundshëm.

Bashkëpunimi është edhe me bashkinë e New York, që tek parkimi, festa. Kjo është hera  e 15 me radhë që organizohet. Ka të ftuar edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, tematika është patriotike e shoqëruar me këngë e valle nga trevat të ndryshme të Shqipërisë etnike, referuar gjithmonë vendimeve të marrë në Lidhjen e Prizrenit”, tha Ndrenika.

Lidhja e Prizrenit
10 qershori është një datë me shumë peshë në historinë e kombit shqiptar. Në vitin 1878 të kësaj date u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit. Punimet e këtij kuvendi u drejtuan nga Iljaz Pashë Dibra, ndërsa programi politik ishte hartuar nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë. Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar.

Asokohe, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.  Kjo lidhje synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm, shpalljen e ndarjes përfundimtare nga sundimi osman, si dhe të dëshmonte në mbarë opinionin publik europian se shqiptarët ishin një komb i veçantë në Ballkan pavarësisht ndryshimeve fetare.

Lajm ne përditësim..

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 10/06/2023 19:27

    Gjith ky patriotizem, ore pse nuk vini ne shqiperi ta festoni??

    Përgjigju
    • Emigranti: 10/06/2023 20:47

      Sepse kushton $3000 bileta dhe sepse ndihet më shumë jashtë patriotizmi se sa në Shqipëri

  • Emigranti: 10/06/2023 19:24

    Ju lumtë që po e mbani gjallë shqiptarizmin edhe andej oqeanit, ju edhe arbëreshët po ashtu, jeni për t'u admiruar! Kurse sot ka nga ata që shiten për një pasaportë greke, sidomos nga ata "minoritarët" ose dhe ata që duken më kilometra largë që janë shqiptarë por bëjnë rrugës sikur nuk janë, shesin p...ë dhe nuk i mësojnë as gjuhën kalamajve tyre sepse "kanë lindur andej". NUK KAN AS TURP E AS GJYNAF

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së