Tiranë, 15 Gusht /ATSH/.- Sot është 69 vjetori i krijimit të Flotës Luftarake Detare e krijuar në 15 gusht 1945, një  ditë e shënuar në historinë detare shqiptare, kur kujton punën dhe detyrën që ka kryer kjo flotë me efektivat e saj detare dhe oficerë në gjithë jetëgjatësinë e saj dhe në të gjitha njësitë anije e reparte ku kanë shërbyer me sakrifica për mbrojtjen e Atdheut .
Më 15 gusht 1945 mbas një organizimi dhe pune të jashtëzakonshme, pas caktimit të kapitenit të parë Abdi Mati, nga data 1 janar 1945, në Seksionin e Marinës të Ministrisë së Luftës dhe duke u lëshuar në ujë motovedeta "Mujo Ulqinaku" e pajisur dhe me armatim luftarak, u shënua dita e krijimit të Flotës  Luftarake Detare të Shqipërisë.  Sot ajo vijon të jetë  Flota e Republikës së Shqipërisë anëtare e NATO-s.Quhet dita e  krijimit sepse flota mbretërore e mbylli aktivitetin e saj në vitin 1938 për mungesë fondesh. Jahti mbretëror nuk u morr në dorëzim nga që ekuipazhi ishte italian dhe Italia  nuk pranonte t'ia dorëzonin një ekuipazhi shqiptar. Ngeli vetëm një kompani rojesh në shërbim të kapitenerive të pikave hyrëse të porteve. Pjestar i kësaj kompanie ishte edhe nënoficeri Mujo Ulqinaku, që me rënien e tij me armë në dorë në 7 prill 1939, mbeti një nga figurat e shquara të heronjëve të Atdheut.  Në kohën e pushtimit nazifashist u instaluan në Shqipëri flotiljet italiane dhe gjermane.
-Si u krijua Flota Luftarake detare
Në çlirimin e vendit në 29 nëntor 1944,  nuk kishte asnjë anije luftarake përveç disa motovedetave të fundosura qëllimisht prej gjermanëve.
Seksioni i Marinës i bëri thirrje të gjithë detarëve të ktheheshin në Atdhe me anijet e tyre, thirrje që e përkrahën duke u kthyer në portet shqiptare. Patriotizmi i tyre është guri i themelit i ndërtimit të Flotës shqiptare mbas çlirimit . Në këto vite kapiteneritë e të gjitha anijet, kantjeri detar i Durrësit me shkallën e tij vareshin nga Seksioni i Marinës.
Misioni i aleatëve anglo amerikanë për hapjen e rrugëve detare të hyrjeve të porteve ishte edhe kjo nga detyrat kryesore që kreu Seksioni i Marinës ashtu si dhe përgatitja e detarëve dhe oficerave drejtues detar . Gjatë muajve të parë të vitit 1945 u nxorrën disa motovedeta dhe u krye riparimi i tyre në kantjerin detar
Ato u pajisën me armatim luftarak dhe kështu më 15 gusht 1945 në prani të drejtuesve kryesorë të shtetit u lëshua në det luftanija e parë me emrin e Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku.Efektivi i flotës luftarake detare nuk harron edhe dy shkollat e detarisë atë të instruksionit dhe akademinë detare që u mbyll fatkeqësisht vite më parë . Ajo ishte shkollë e një vendi mesdhetar e domosdoshme për zhvillimin në të gjitha fushat e detarisë si ekonomike ashtu edhe turistike .
sarandës .Flota luftarake detare kreu detyrat e saj, duke qënë në vijën ndarëse të Luftës së Ftohtë. I vetmi incident i saj është ai i kanalit të Korfuzit, i dënuar pa të drejtë në gjyqin ndërkombëtar të Hagës , incident që me faktet e reja bën fajtor dhe Anglinë e cila në formacionin luftarak të miratuar nga admiraliati dhe qeveria angleze shkeli ujrat teritoriale shqiptare duke lënë si dëshmi të shkeljes së sovranitetit anijen e fondosur në fund-detin e gjiut të Sarandës .Në këtë ditë kujtohen me respekt figurat e njohura që shërbyen në këtë Flotë luftarake ,  kundëradmiral Abdi Mati, Mark Plani, Azis Hasa,  Xhemal Shani,  Shefqet Pinari,  Stavri Çika,  Shaqir Kapexhiu,  Ziqiri Mero, Dashamir Ohri,  Aleko Pojani, Petrit Myftu,  Beqir Gerbi,  Skënder Doçi, Ndue Jaku, , Fitim Halili, , Robert Bali,  Vladimir Beja.
Historia Detare Shqiptare ka patur disa flota të njohura .
Flota e Liburnëve
Flota e Teutës dhe Gentit
Flota e Pirros
Flotat e principatave
Flota e Skënderbeut
Flota e piratëve si ajo e Haxhi Alisë
Flota e Ali Pashë Tepelenës
Flota e e Shqipërisë e krijuar në dhjetor 1924
Flota e Mbretërisë së Zogut deri në 1938
Flotiljet e pushtimit italian
Flotilja e pushtimit gjerman