15% më pak lindje se para pandemisë, COVID shton abortet! Mjekët: Gratë shtatzëna duhet patjetër të vaksinohen, të mbrojnë veten dhe fëmijën

Pas afro një vit nga nisja e pandemisë u zbulua se COVID kishte ndikim shumë negativ te gratë shtatzëna. Më parë mjekët dhe shkenca nuk ishin të bindur.

Raste e para që u bënë publike ishin ato tragjike, me vdekjen e shtatzënës në muaj e fundit ose kur sollën në jetë foshnjën.  Më pas u pa se sëmundja po shkaktonte aborte. Në vendin tonë vetëm gjatë 3 mujorit të fundit pati shumë infektime, disa  rëndë.

"Ne kemi parë që edhe pasoja tek bebet kanë ndodhur nga COVID. Ka pasur raste të vdekjeve të bebeve në mitër, aborte, janë shtuar shumë abortet e tre mujorit të dytë", thotw pwr Report Tv, Nderim Horeshka, mjek obstetër-gjinekolog.

Ashtu sikurse për mbarë popullatën 42% e vaksinuar me 2 doza, mjekët apelojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID, mbron veten edhe fëmijën.

"U bëjmë apel të gjitha grave shtatzëna pavarësisht nga mosha e shtatzënisë që  duhet të vaksinohen, të mbrojnë veten edhe bebat e tyre", vijon mjeku.

Referuar shifrave të para, në pandemi numri i lindjeve ka rënë me 15 përqind. Faktor tjetër përvec largimi i të rinjve, është aborti

"Ka rënie të numrit të lindjeve ndoshta edhe për efektet që thamë për abortet. Diku 15% më pak se para pandemisë", shprehet Nderim Horeshka, mjek obstetër-gjinekolog.

Aktualisht në botë ka një debat të hapur për nënat shtatzëna të infektuara, nëse virusi i kalon domosdoshmërisht fëmijës apo jo. Kryesisht mjekët turq besojnë se nëna nuk ia përcjell fëmijës, ndryshe nga në Angli, që shikohet rast pas rasti.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi