15 shuplaka të merituara që na dha COVID-19

15 shuplaka të merituara që na dha COVID-19

Foto nga Bledi Mane

1-Qurret nuk shfryhen në rrugë ndërsa gishtat me qurre nuk fshien te shtylla.
2-Edhe lekët që ke vjedhur, edhe eurot që ke bërë me kurva e me drogë janë bartëse të koronavirusit.
3-Pistoletën dhe kallashin që mban në shtëpi futi në bythë se koronavirusi nuk ka frikë nga armët.
4-Trashja e zërit në lagje dhe gangsterllëku në qytet nuk kanë vlerë te Spitali Infektiv.
5-Nuk i laje duart 3 herë në ditë dje se të dukej vetja si homo, sot që i lan duart 11 herë ditë si te duket vetja?
6-Mos mbill përçarje krahinore se koronavirusi ishte për qokë edhe në Tropojë edhe në Vlorë.
7-Mos mbill urrejtje fetare, këtë muaj keni Pashkët dhe Ramazanin ndaj koronavirusi ua mbylli kishat edhe xhamitë.
8-Tentoni të bëni sot zgjedhje parlamentare dhe do ta shikoni kush do marrë më shumë vota Luli, Edi, Mona apo korona?
9-Koronavirusi nuk ka nevojë për silikon te bythët dhe te cicat, ai u bë i famshëm brenda 3 muajve në gjithë botën
10-Bëre vrasje, i dhe 100 mijë euro gjykatësit, të fali 25 vjet burg, dole në rrugë takove shokët...
Erdhi Coronavirusi pa asnjë lekë dhe ta mori jetën. Po të ishe në burg do kurseje edhe eurot, do ishe ende gjallë.
11-Gjyshet dhe gjyshërit sakrifikojnë gjithmonë për ne, ata i dolën para koronavirusit dhe po mbrojnë brezat e rinj.
12-Koronavirusi nuk ka më besim te Ministria e Arsimit, në komisionin për përzgjedhjen e studentëve të mjekësisë kryetar dhe anëtar do jetë vetë virusi.
13-Në mënyrë taksative dhe të prerë koronavirusi vendosi ti heqë titullin "Doktor" pensionistit Sali Berisha
14-Pasi tentoi të vizitonte qytetin e Gjirokastrës, koronavurusi u largua i lebetitur. Nuk qëndroi as gjysëm ore kur pa raftet e supermarketeve plot për plot me letra higjenike.
15-Mbrëmë në një motel në Sauk kishin fjetur katërshe në një krevat Petrit Vasili, Andi Bushati, koronavirusi dhe Fatos Lubonja. Në mëngjes herët pastrusja e motelit njoftoi policinë pasi u gjet i vdekur koronavirusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 10/04/2020 00:21

    Si gjithmone brilant Bledi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda