Denisa, nuk mban mend asgjë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku nëna e saj 25 vjece humbi jetën. Ishte 3 vjece dhe sot imazhin e saj e gjen vetëm përmes fotografive. Mamaja e saj, Shqipe Alhasa kishte vetëm 10 ditë punë dhe paguhej 1000 lekë.
Denisa Alhasa po studion për drejtësi dhe ka një qëllim. Ajo shpjegon se ka qenë zvarritja e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë që e ka nxitur të vendosë drejtësi. Denisa thekson se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund dhe se është e sigurt që për këtë akt ka një përgjegjës.
"Unë quhem Denisa Hasaj dhe kam humbur mamin. Kam qenë 4 vjeç. Ngjarjen ma kanë shpjeguar se kam qenë shumë e vogël, por me kalimin e viteve kam lexuar dhe i kam kuptuar vetë disa gjëra.
Po kam dhe një vëlla më të madh.
Pas tragjedisë kemi pasur babin dhe njerkën… E kam ndjerë mungesën e saj por jo aq shumë, im atë është munduar të mi plotësojë të gjitha. Unë jam 19 vjeçe në Fakultetin e Drejtësisë.
E zgjodha sepse më pëlqen shumë të vendos drejtësi, të kërkoj drejtësi për time më. Dua ta hap çështjen nga fillimi sepse s’është bërë asgjë. U bënë 15 vite dhe kjo çështje zvarritet. Dua që kjo çështje të shkojë deri në fund. Jam e sigurt që ka fajtor. Dhe kjo çështje duhet t’i shkohet deri në fund. Dua të dënohen me burg ata që e meritojnë."- tha Denisa Alhasa.
Lajmi kryesor:
15 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët homazhe për të dashurit! Vëllai i Shefkli Canit për Report Tv: S'na kënaq kush burgoset! Vajza e një prej viktimave: Studioj drejtësi, do gjej fajtorin
