15 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët homazhe për të dashurit! Vëllai i Shefkli Canit për Report Tv: S'na kënaq kush burgoset! Vajza e një prej viktimave: Studioj drejtësi, do gjej fajtorin

15 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, vëllai i një prej viktimave, Shefkli Canit që humbi jetën tragjikisht në punishte, Ramazan Cani rrëfen se për dhimbjen e madhe që ka pësuar familja e tij. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi, ai u shpreh se dhimbja është edhe më e madhe në momentin që kjo ngjarje e rëndë, lihet në harresë dhe vetëm në ekranin e Report Tv dhe Shqiptarja.com botohet çdo vit përkujtimi i kësaj ngjarjeje.

Sot, pas 15 vitesh, Ramazani nuk i sheh me entuziazëm zhvillimet e fundit dhe hetimet e ndërmarra nga SPAK. Pavarësisht se duket se kjo ngjarje më në fund do të fitojë një drejtësi të munguar, për të nuk ka rëndësi se kush është pas hekurave për aq kohë sa ka humbur njerëzit e tij të dashur. Shekli Cani, 36 vjeç humbi jetën në një moshë shumë të re, teksa punonte me gruan e tij në punishten ku gjeti edhe vdekjen. 15 vite më pas fëmijët e tyre të vegjël kanë krijuar familjet e tyre, por me pengun e madh të humbjes së dy prindërve të tyre, përgjegjësi që askush nuk e vuan.

“Unë quhem Ramazan Cani në tragjedinë e Gërdecit më ka vdekur vëllai, Shefkli Cani, kanata dhe kushëriri im. Jam i befasuar se përveç Report Tv nuk e ka publikuar askush këtë ngjarje të rëndë. vëllai dhe nusja e tij ishin duke punuar dhe ndodhi ajo që ndodhi…

Kanë lënë pas 3 çuna dhe një vajzë.”- tha ai.

I pyetur nëse kanë vijuar të ndjekin zhvillimet e SPAK për vënien e drejtësisë së munguar, ai shprehu zero interes.

“Ata e dinë, më thellë nuk mund të futem se nuk e di çfarë bën SPAK. S’kënaqemi asnjëherë me asgjë sepse ne na kanë ikur njerëzit tanë të dashur. Të burgoset kush të dojë.”- tha vëllai i viktimës për Report Tv. 

Ndryshe nga mungesa e besimit të drejtësia, 19-vjeçarja Denisa Alhasa, vajza e një prej viktimave në tragjedinë e Gërdecit zotohet se do i shkojë çështjes deri në fund. Ajo u shpreh se ka nisur studimet për drejtësi dhe se është e bindur se pas kësaj çështjeje që ka 15 vite që zvarritet është një fajtor.  

Deri ku janë shpresat për drejtësi: 

15 vite nga kjo tragjedi, Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, duket se është përballë hetimit të ri, nga drejtësia e re. Ndërkohë që SPAK ka vendosur dërgimin për gjykim të Fatmir Mediut, aso kohe ministër i Mbrojtjes. Tashmë ‘topi’ është në dorën e GJKKO nëse do të pranojë të kalojë çështjen për gjykim, më 23 mars kur edhe është caktuar senaca. SPAK ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Deri më tani është marrë në pyetje ish-ministrin Aldo Bumçi, ish-ministri Fatmir Mediu dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.  

Çfarë ndodhi në 15 mars?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore. Sot 15 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
15 vite nga tragjedia e Gërdecit, vajza e një prej viktimave për Report Tv: Studioj për drejtësi! Do i shkoj deri në fund çështjes, vetëm zvarritet! E di që ka një fajtor

Denisa, nuk mban mend asgjë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku nëna e saj 25 vjece humbi jetën. Ishte 3 vjece dhe sot imazhin e saj e gjen vetëm përmes fotografive. Mamaja e saj, Shqipe Alhasa kishte vetëm 10 ditë punë dhe paguhej 1000 lekë.

Denisa Alhasa po studion për drejtësi dhe ka një qëllim. Ajo shpjegon se ka qenë zvarritja e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë që e ka nxitur të vendosë drejtësi. Denisa thekson se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund dhe se është e sigurt që për këtë akt ka një përgjegjës.

"Unë quhem Denisa Hasaj dhe kam humbur mamin. Kam qenë 4 vjeç. Ngjarjen ma kanë shpjeguar se kam qenë shumë e vogël, por me kalimin e viteve kam lexuar dhe i kam kuptuar vetë disa gjëra.

Po kam dhe një vëlla më të madh.

Pas tragjedisë kemi pasur babin dhe njerkën… E kam ndjerë mungesën e saj por jo aq shumë, im atë është munduar të mi plotësojë të gjitha. Unë jam 19 vjeçe në Fakultetin e Drejtësisë.

E zgjodha sepse më pëlqen shumë të vendos drejtësi, të kërkoj drejtësi për time më. Dua ta hap çështjen nga fillimi sepse s’është bërë asgjë. U bënë 15 vite dhe kjo çështje zvarritet. Dua që kjo çështje të shkojë deri në fund. Jam e sigurt që ka fajtor. Dhe kjo çështje duhet t’i shkohet deri në fund. Dua të dënohen me burg ata që e meritojnë."- tha Denisa Alhasa.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 15/03/2023 17:35

    Nuk ka per t’u denuar kurre Mediu, sidomos pas dhurates qe Celibashi i KQZ (kunati) i beri Rames, duke mos regjistruar PD e Saliut. Asnjenuk denohet nga klika e larte, sepse shantazhojne nj-tj. Leshojne ndonje rruges, si Samja apo Ahmetaj, vetem nese iu shkelet ndonje kallo.

    Përgjigju
  • jano: 15/03/2023 17:28

    fajtoret nuk ke nevoje ti gjesh,,ata jane sali berisha,,,djali i tij,,,fatmir mediu,,,,....

    Përgjigju
  • Lezha: 15/03/2023 14:43

    Dhimbja eshte e madhe per humbjen e jeteve te pafajshme, por eshte e dhimbeshme dhe e turpshme qe familjaret e viktimave ja lejojne vetes qe te mirren neper kembe dhe te keqperdoren per hater ta politikes. Po te ishte per drejtesi do te ishte vend ne vend me kohe.........turp.

    Përgjigju
  • Klodi: 15/03/2023 14:21

    Te me vdiste femija apo familja mua nuk do me zinte dheu derisa ta merrja hakun vet pa pritur drejtesin mafioze

    Përgjigju
  • Den: 15/03/2023 12:18

    Te humben mor vemje,por u vrane per shkak te dikujt qe ka nje emer.Nuk te intereson se kush t'i vrau?Ke gjak ti,apo ke uje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja