TIRANE - Një 29- vjeçar u dënua me 14 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi tentoi që të vrasë shokun e tij, me të cilin kishte pasur një sherr sepse e shoqja e tij e ngacmonte vazhdimisht në telefon. Ngjarja ndodhi në Kamzë në fillim të këtij viti.
Sipas policisë shtetasin Shefki E. e ngacmonte vazhdimisht në telefon një grua. Edhe pas ndërroi disa herë numrin e telefonit, ishte e pamundur që ta shmangte shtetasen me inicialet F.B. Pasi telefonoi shtetasen, mësoi se ajo ishte bashkëshortja e S. Ai i tha asaj se nuk duhet ta shqetësonte më, pasi S. ishte edhe shoku i tij.
Por ajo nuk u ndal, duke u kthyer në një bezdi edhe për bashkëshorten e Shefkiut. I pandehuri një ditë takoi edhe mikun e tij, duke i treguar telefonatat dhe mesazhet e të shoqes, e cila e ngacmonte edhe natën.
Por S.B nuk reagoi, e ndërsa Shefkiu e qëlloi me shpullë dhe u largua. Edhe pas kësaj telefonatat nuk u ndalën. Ditën e krimit, Shefkiu u takua sërish me gruan që e ngacmonte në telefon dhe i kërkoi që ta linte rehat.
Rreth orës 16:00 ai mori në telefon edhe të shoqin e saj, por ai e ofendoi. Shefkiu rrëmben kallashnikovin dhe u nis të vriste shokun. Përplajsa e tyre ndodhi pranë Institutit Bujqësor, megjithatë nuk pati viktima.
Vendimi i Gjykates se Tiranes per te riun qe plagosi shokun / PDF
/Shqiptarja.com

Vendimi i Gjykates se Tiranes per te riun qe plagosi shokun / PDFRedaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)