150 euro për të marrë notë kaluese në provim, SPAK kërkon dy vite burg dhe heqje për 5 vite të të drejtës për funksione publike për pedagogun e mjekësisë

150 euro për të marrë notë kaluese në provim, SPAK kërkon dy vite burg dhe heqje për 5 vite të të drejtës për funksione publike për pedagogun e mjekësisë

Pedagogu duke marrë paratë

SPAK ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 2 vite burg për pedagogun e mjekësisë Besnik Faskaj, i cili akuzuar për korrupsion për dhënie të notës kaluese në provime. Ai u denoncua në emisionin Stop  se kërkonte 150 euro kundrejt një note kaluese për studentët e mjekësisë.

Po ashtu prokuroria e posaçme kërkon që pedagogut ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

SPAK deklaron se vuajtja e dënimit për Faskajn duhet të fillojë nga data që vendimi do të marrë formë të prerë, dhe do të bëhet në një burg të sigurisë së ulët.

Denoncimin në emisionin televiziv e pati bërë një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim. Ajo takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.

Studentja në fjalë pretendon, se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë se në provim në lëndën “Urgjencë kirurgjikale” kishte shkruar dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes