153 ditë i dëmtuar, agjenti ndez 'dritën jeshile' për Kumbullën: Ka kaluar kohë të vështira, ja kur rikthehet në fushë
Dëmtimi i Marash Kumbullës
Ishte 29 prilli i këtij viti, kur Marash Kumbulla do e niste titullar ndeshjen Roma - Milan në "Olimpico". Mbrojtësi i Kombëtares u besua nga Jose Mourinho për një fanellë titullari, teksa nuk mundi të mbyllte 90 minutat. Në një dyluftim me Giroud, 23-vjeçari u dëmtua dhe la fushën mes lotëve.
Dëmtim në ligamentet e gjurit, kjo ishte diagnoza që asnjë sportist nuk dëshiron të dëgjojë. Pas operacionit, mbrojtësi i Kombëtares i është nënshtruar një fazë rikuperimi, me ushtrime jo shumë të forta.
Plot 153 ditë ka Kumbulla që nuk zbret në fushën e lojës, duke munguar 18 ndeshje për Romën. Historiku i tij me dëmtimet daton prej nëntorit 2019 kur ishte pjesë e Veronës, teksa kjo është periudha e nëntë dhe më e gjata që ai mungon në fushë. Nëse herët e tjera ai ka munguar për maksimumi një muaj, lëndimi i fundit ka bërë që Kumbulla të jetë jashtë për shumë gjatë.
Në lidhje me rikuperimin e mbrojtësit nga Malësia e Madhe ka folur edhe menaxheri i tij. Gianni Vitali, për "TMW" tha se rikuperimi po shkon mirë dhe se Kumbulla kërkon të jetë sa më parë në fushë.
"Ka shumë dëshirë dhe procesi i rikuperimit po shkon mirë. Stafi i Romës është në lartësinë e duhur dhe dëshira e lojtarit është e madhe që të rikthehet sa më shpejt", tha Gianni Vitali.
Menaxheri thekson rëndësinë që ka patur lindja e vajzës në këtë rrugëtim të vështirë të Kumbullës.
"Marashi ka kaluar ditë të vështira, por ardhja në jetë e vajzës ka bërë që ai të fitojë më shumë moral dhe të bëjë durim për rikthimin në fushë. Si Roma dhe lojtari nuk duan që të nxitohen dhe mendoj se rikthimi i tij në fushë mund të jetë në muajt e parë të vitit që vjen", zbulon Vitali.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3441
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Lazio prezanton sulmuesin shqiptar, Ibrahimovic rikthehet në Serie A
14 Janar, 16:01
-
Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
14 Janar, 12:49
-
Me dhjetë qepje në kokë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Dëmtimi i Armando Brojës, trajneri i Everton tregon gjendjen e sulmuesit
14 Janar, 08:34
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
GOLAT/ Asllani pasim nga mesi i fushës, Interi 'përmbyt' 0-1 Venezian! Napoli fiton në shtëpi dhe kryeson Serie A, Bologna ndal 2-2 Romën
12 Janar, 15:40
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi fiton me 'perlën' e shqiptarit
12 Janar, 15:26
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36