15-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht nga një aksident në Kanada

15-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht nga një aksident në Kanada

Veronika Gashi

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Montreal, Kanada ndërsa u përpoq t’i vinte në ndihmë një shoferi të plagosur, në një garë makinash.

Sipas mediave lokale, Veronika Gashi së bashku me një mikun e saj do të merrnin pjesë në një garë me makinash, ndërkohë që panë dy automjete që ishin përplasur.

Teksa ishte ndalur për t’i ardhur në ndihmë, makina e 15 vjeçares u godit nga një automjet tjetër garash. Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 të shtunën pasdite.

E përshkruar si një vajzë studiuese, e cila nuk i pëlqente vërtet pushimet, Veronica mund të ketë qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

"Mikja e saj Charbel Saliba mendohet të ketë arritur të tërheqë trupin e Veronica nga automjeti pak para se të digjej," tha shoqja e ngushtë e familjes Gashi Isabelle Collin.

"Unë dua që ajo të kujtohet si një person i bukur dhe i fortë që dinte të zinte vendin e saj," shton shoqja e saj 15-vjeçare, Raphawlle Grimard.

Makina e aksidentuar

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie