TIRANE-Sot Lëvizja Socialiste për Integrim festoi 15-vjetorin e krijimit. Në Pallatin e Kongreseve drejtuesit dhe anëtarët e LSI-së, forcës së dytë më të madhe në opozitë festuan ditëlindjen e kësaj force politike. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI-ja mban përgjegjësitë e veta në skenën politike, por shtoi se misioni është integrimi i Shqipërisë në BE-së përmes vendosjes në shina të së majtës, që sipas saj është nën thundrën e Rilindjes.
"Unë nuk ngurroj të them që kemi dhe ne përgjegjësinë tonë, pavarësisht nga disa inciativa të mira që jemi munduar të imponojmë, pasi nuk kemi mundur ti përfaqësojmë ata siç duhet. Unë në formimin tim politik jam një “socialiste demokrate”, siç ka plot të tillë edhe ndër ju në sallë e kudo në Shqipëri, edhe pse të braktisur e të zhgënjyer në aspiratën e tyre prej fenomenit abuziv me etiketën “Rilindje”.
Si socialiste demokrate, unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri, as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet, pa rivendosjen e së majtës së vertetë në shinat e vlerave dhe demokracisë dhe integrimit, të solidaritetit dhe humanizmit. Kushtet në të cilat ndodhemi na e ngarkojnë ne këtë përgjegjësi historike. LSI duhet të çlirojë të majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do të na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia nesër. Trëndafili i kuq i socialistëve shqiptarë me rrënjët në gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe ëndërr Shqipërinë si gjithë Europa që u bë e duhej të ishtë edhe sot simbol i politikave sociale, nuk është më.
Ai është zëvendësuar me fiongon e zezë të korrupsionit të PPP-ve dhe degëzën e kanabisit si simbol i qeverisjes dhe krimit të bërë një, që jo vetëm shkatërroi partinë e vlerave dhe kontributeve historike për Shqipërinë, por lëndoi zemrat e qindra mijëra pensionistëve, veteranëve të luftës nacional clirimtare, duke bërë që të rinjtë dhe te rejat të marrin udhët e mërgimit, dhe që po e çon edhe vendin në një asfiksi totale që vështirë ta marrë veten" deklaroi Kryemadhi.
Por, më tej Kryemadhi tha se kryeministri Rama synonin eliminimin e LSI-se. “Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që synonin eliminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore" tha ai.
Ajo që ka rënë në sy në festën e 15-vjetorit të LSI-së ka qenë mungesa e kreut të shtetit Ilir Meta, një nga themeluesit e kësaj force politike dhe drejtues i saj për shumë vite. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se presidenti ka pasur ftesë të posaçme për të qenë pjesë e gostisë por siç duket ka zgjedhur të mos shkojë.
Në mbrëmjen që LSI ka organizuar në 15-vjetorin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i vetmi drejtues politik nga radhët e Partisë Socialiste.
Ruçi është parë pranë kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në shoqërinë e disa përfaqësuesve të mediave.
Në ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe anëtarë të LSI dhe të partive të tjera politike të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik si edhe përfaqësues të jetës kulturore, sipërmarrjes, shoqërisë civile.
Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj para anëtarëve u ndal edhe te plani ekonomik duke qenë në një linjë me PD-në për vendosjen e taksës së sheshtë dhe jo progresive si tani. "Të clirojme ekonomine nga oligarkia, t’i japim frymë biznesit të vogël e te mesem, t’i kthejmë besimin që te investojnë e punesojnë sa më shumë njerëz. Ne jemi angazhuar dhe do te vazhdojme ti qendrojme aspiratave tona per ulje taksash dhe dhenie fryme ekonomise shqiptare.
Vendosje e takses se sheshte ne 10% .
TVSH 0 per prodhimet bujqesore
TVSH 6% per produktet e shportes
Heqjen e takses se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojme tiu qendrojme dhe nuk do te rreshtim per te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve. Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar. Të realizojme reformen në arsim, ku te krijojme mundesi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re per nje arsim cilesor, të lidhur me tregun e punes dhe që garanton punesim. Të reformojme shëndetesine dhe të forcojmë shendetin public, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilesinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore. Të mbeshtesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit per të jetuar e punuar në Shqiperi" tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së u shpreh se partia që ajo drejton po përgatit një propozim që synon zerimin e tatimit për të ardhurat e të rinjve deri 30 vjeç. "Propozime konkrete per start-up-et, biznesin e drejtuar nga të rinjte, po i pergatisim dhe do ti paraqesim së shpejti propozimin tone bashke me faturen financiare qe cdo i ri apo e re deri ne moshen 30 vjec per cdo biznes apo edhe te ardhurat e tyre financiare qe vine si rezultat I punes tyre ne biznes, administratë, sistem bankar, shendetsi, bujqesi apo cdo fushe tjeter tatimi te jete 0. Ne duhet te hartojme politika qe ti kushtojme vemendje te rinjve dhe te rejave qe ti mbeshtesim per te qendruar ne shqiperi.
Do te ishte nder dhe perfitim I madh per shtetin shqiptar qe me mire te bej 0 taksat per te rinjte shqiptare se sa parate e tyre te harxhohen per udhetimet e luksit të enturazhit qeveritar. Plakja e popullësisë dhe largimi i të rinjve janë alarmi ynë I madh dhe ndalimi i këtij trendi duhet konsideruar dhe trajtuar si interes kombëtar. Prandaj shteti dhe të gjithë mekanizmat e tij, politika pa dallim dhe e bërë bashkë duhet të synojë e realizojë ndërrmarjen e politikave që kanë në themel të tyre solidaritetin dhe dimensionin social, humanizmin dhe shtetin si garant të arsimit e punësimit për të rinjtë, të shëndetësisë si shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si përfitim të oligarkëve" tha ajo.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kishte një thirrje të veçantë për të gjithë anëtarët e partisë. "Si socialistë demokratë ne jemi munduar ta bejmë këtë dhe më parë, kryesisht me iniciativa parlametare, por të jemi të sinqertë nuk ja kemi dalë. Ndryshe nga Rilindja edhe kur kemi qeverisur me ta,kemi insistuar për arsim falas,sepse arsimimi i të rinjve në kushte sa më optimale është baza për një shoqëri të shëndetshme. Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncension në kurriz të pasurisë së shqiptarëve.Sepse këto janë parimet tona bazë. Ne kemi mbështetur çdo inisiativë në ndihmë të personave në nevojë,sepse kjo është busulla jonë e orientimit.
Po ku jemi sot? Sot ne nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik. Ne kemi bërë sa kemi mundur që ta çmontojmë këtë klikë në pushtet,ndaj sot s’mund të pranojmë të jemi fasadë e një qeverisje ku mbizëtërojnë dëshirat dhe epshet paranojake të një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin. Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur ti bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për të ti hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama.
Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershem që ushqimet e tyre të perditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha tregatre të oligarkeve, por në dyqanet e lagjeve, te komishinjtë e tyre: Une I bëj thirrje anëtarëve të LSI së pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla. Të mos përdorin taksite e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksite që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen. Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë" deklaroi ajo.
Kur degjon kete arrin ne perfundimin: Pafytyresia eshte shenderruar ne Institucion.
PërgjigjuFundrrin turi beth! Yyyyyyyt!
PërgjigjuPtuuuuu race e pa cipe
PërgjigjuTEG,QENDRA TOPTANI,QTU,SITI PARK jane te oligarkeve oj lavire, qe ju bon thirrje te mos blini ne keto qendra,turp per ty e ket rini qe te vine mbrapa ty e partise tate.
Përgjigjuvetem fytyra sh te kap syri aty , asnji qenie Njerezore
PërgjigjuNe rinia e fshatit patriotik Kurv e lesh , meqi ne Jale s'a ftove , duam ,qe ju te vini ne Fshati tone e na bani Gojore te pakten dy her e jave .
PërgjigjuTë bënë te Fala DASH ty dhe Ilirit...
PërgjigjuFilloj fushata e mashtrimit! Nuk te beson njeri o lavire! se rinia e ka kuptuar kush jeni te partise se hajdutave qe e vollet per 8 vite ket popull,dhe me ze e figure,kujdes o rini nga ky kancer i shqiptareve.
PërgjigjuBlini mall te fallsifikuar thote fallxhorja
PërgjigjuMuca Pazza , ju ben thirrje qe te hani vetem preshat e Stanit por Bajgat ti leshoni rrugeve te qytetit . O bon kta
PërgjigjuEmajta duhet cliru monja duhet ndigju.Me kallash e pa kallash mendja e mones sa djathtasve majtas eshte bere dallazh.
PërgjigjuFol mona fol se lirohesh. Ty ska psikolog qe te merr persiper.
Përgjigju