TEPELENË-Pas16 orësh të bllokuar në humnerë u mundësua shpëtimi i dy efektivëve të Komisariatit të Tepelenës.
Shefi i rendit Roland Zhapa dhe inspektori i zonës Fejzo Meçe ishin bllokuar në humnerat e Progonatit në njësinë administrative Kurvelesh që prej orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes.
Ka qenë një bari i zonës, i cili e njihte kanionin, që u ka treguar rrugën alpinistëve të RENEA-s, duke zbritur nga maja e thepisur dy efektivët e Policisë. Policia e Shtetit thotë se mbajti kontakte të vazhdueshme me dy efektivët. Gjithashtu nga kontrolli i zonës, policët nuk kanë konstatuar bimë narkotike.
Roland Zhapa dhe Fejzo Meçe ishin duke kontrolluar për kanabis ditën e djeshme, kur janë ngjitur deri në majë të këtij kanioni, por më pas nuk gjenin dot rrugën se si të zbrisnin që aty. Fillimisht një helikopter i policisë dhe aplinistët e RENEA-s kanë shkuar gjatë mesnatës për të shpëtuar dy policët, por helikopteri s’mund të ulej për shkak të majës së thepisur, ndërsa alpinistët e RENEA-s, e patën të pamundur të ngjiteshin.
Aksioni gjatë natës është ndërprerë për të filluar ditën e sotme, por përsëri helikopteri i emergjencave dhe aplinistët e RENEA-s nuk mundën të arrinin dot tek dy policët. Report Tv kontaktoi me shefin e rendit Roland Zhapa i cili tha se nuk janë në rrezik për jetën, por nuk mundën të dilnin nga humnera.
Shpëtimtar u bë bariu qe tregoi shtigjet ku të veprohej.
Zhapa për Report Tv: Jemi të bllokuar që mbrëmë në orën 20:30
Në një lidhje telefonike për Report Tv Zhapa ka deklaruar se janë të bllokuar prej orës 20:30 të ditës së djeshme. “Jemi të bllokuar që mbrëmë në orën 20:30. Kishim dalë për inspektim dhe në vendim ku u futëm nuk kishim mundësi për tu kthyer mbrapsht pasi është greminë e madhe. Brenda pak minutash presim të vijë helikopteri”, tha ai në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Si ngecen policet
Policët bazuar mbi disa informacione të marra në rrugë operative së në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës mund të ketë të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në territor.
Ata kanë ushtruar kontroll ne këtë territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara.
Punonjësit e policisë janë përpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve.
Menjëherë janë marrë masa nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë, nuk ishte e mundur t'u vihej në ndihmë.
Policia urdheroi RENEA, bariu ndihmon ne shpetim
Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë.
Alpinistët e Reneas janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje ne mbremje, por për shkak të errësirës janë tërhequr pa mundur t’u shkojnë në ndihmë.
Mëngjesin e sotëm, kanë vijuar përpjekjet me alpinistët e RENEAs për të shkuar në ndihmë të dy punonjësve të Policisë, por përsëri ka qenë e pamundur per shkak te terrenit
Ne drejtim të tyre është nisur helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e ka të pamundur kryerjen e operacionit të shpëtimit.
Të dy punonjësit e Policisë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Brendshme, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me strukturat drejtuese të Policisë Vendore dhe jane jashte rrezikut për jetën.
Rreth orës 12:25 punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin, pasi nga ajëri helikopteri për shkak të erës së fortë nuk është futur dot.
Punonjësit e Policisë tashmë kanë dalë nga zona me rrezik duke vijuar lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre, ku paraprakisht të dy janë mirë.

Pamje nga operacioni i shpëtimit
Forcat e shpëtimit kanë lokalizuar 2 efektivët dhe kanë tentuar t'i shpëtojnë nga ajri, por pamundësia për të ndërhyrë bëri që vetëm të mund të vëzhgohen nga lart.
Gjatë kësaj kohe ka pasur kontakt të vashdueshëm me të izoluarit të cilat janë shprehur se ishin mirë, ndërsa prisnin një tjetër formë shpëtimi.
Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO