Qëndresa Qytetare ka reaguar pasi policia vuri nën hetim 16 protestues, pasi sipas bluve nxitën me thirrje pjesëmarrësit që ta vijojnë tubimin përtej orarit të njoftuar në polici.

Në deklaratën e tyre ata shprehen se kjo është një tentativë për të dekurajuar protestën qytetare

“16 protestues janë proceduar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për mëkatin e vetëm se kanë dalë në protestë për 17 ditë me radhë.

Qëndresa Qytetare e cilëson këtë një tentativë për të dekurajuar protestën qytetare.

Ky akt skandaloz vjen në ditën kur një çift në Fushë Arrëz është dhunuar gati për vdekje se kanë denoncuar një parcelë kanabisi dhe janë dekonspiruar nga autoritetet.

Sot në shesh do të jemi dhe më shumë pasi shteti është vendosur kundër interesave të qytetarëve dhe në mbrojtje të deklaratave abuzive të kryeminsitrit se protestuesit kanë ushtruar dhunë në fan zonën e Sheshit Skënderbej", thuhet në postimin e tyre në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Protesta dje në Tiranë, vihen nën hetim 16 protestues që bllokuan rrugët përtej orarit të njoftuar dhe u futën në Fun Zone