Infektohen 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it, nga Kosova te Infektivi! 16 raste të reja me COVID, 24 të shëruar (VIDEO)

TIRANE-Tre ushtarë shqiptarë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se tre ushtarët e prekur janë raste të importuara nga Kosova dhe aktualisht ndodhen në spitalin Infektiv të shtruar. Tomini nuk dha detaje se kur kanë ardhur nga Kosova dhe kur janë shtruar te Infektivi tre shqiptarët pjesë e misionit të KFOR-it.

Por ministria e Mbrojtjes sqaroi se janë infektuar gjatë kohës që kanë qenë në krye të detyrës dhe sipas udhëzimit të NATO-s janë kthyer në atdhe. Gjendja e tyre mësohet se nuk është e rëndë, por kanë nevojë për hospitalizim.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19 nga të cilët janë konfirmuar 16 raste pozitive, 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste në total. Një lajm i mirë për të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10% po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. ISHP-ja njoftoi se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 27 të shtruar, 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:


 

"Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40" mbyll deklaratën Shëndetësia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Infektimi në Kosovë i 3 efektivëve të FA, Xhaçka: Pjesa tjetër gëzon shëndet të plotë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka sqaruar gjendjen e kontingjentit të Forcave të Armatrosura që ndodhen në Kosovë në misionin e KFOR, nisur nga lajmi për infektimin e tre prej tyre, të njoftuar ditën e sotme. Xhaçka thotë se 26 pjestarët e tjerë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem.

"26 pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura në misionin KFOR (Kosovë) deri më tani gëzojnë shëndet të plotë.
3 kolegët e tyre, pjesë e kontigjentit, të infektuar me COVID -19 gjatë kryerjes së detyrës janë riatdhesuar sipas udhëzimit që NATO ka dhënë për të gjitha vendet anëtare në këtë kohë pandemie.
Ata nuk kanë shfaqur probleme me shëndetin e po trajtohen sipas protokollit përkatës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,"
-shkruan Xhaçka në 'facebook'.

Ora 13:50
3 ushtarët me COVID, ministria e Mbrojtjes: U infektuan në krye të detyrës në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se tre ushtarë të FA-së shqiptare pjesë e KFOR-it në Kosovë janë infektuar me COVID, ndërsa aktualisht ndodhen të shtruar në Infektiv pasi erdhën nga Kosova. Ministria e Mbrojtjes thekson se 3 efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.

Po sipas ministrisë, bazuar te udhëzimi i NATO-s, se nëse një përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet, ushtarët janë sjellë në Shqipëri dhe janë dërguar te Infektivi. 

"Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet. Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën  masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre. Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të  FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë" deklaron Ministria e Mbrojtjes.

Ora 13:15
Rasti i ri në Berat, vajza infektoi të afërmin 12-vjeç me COVID

Sot u shënua një rast me COVID në Berat. Report Tv mëson se i infektuari është një 14-vjeçar nga Kostreni, i afërm i vajzës 16-vjeçe, që u infektua pak ditë më parë.

Ora 11:49
Vijojnë të prekurit në Krujë, 2 punonjës dhe 3 kontakte, asnjë fasoneri hapur

Sot janë shënuar 5 raste të reja në Krujë me COVID. Report Tv mëson se 3 nga të prekurit janë nga Kruja, një nga Fushë Krujë dhe një nga Thumana. Nga të prekurit, 2 janë punonjës të fasonerive, ndërsa 3 janë kontakte. Dje u bënë në Krujë 38 teste. Aktualisht në Krujë dhe Fushë Krujë nuk ka asnjë fasoneri hapur.

Ora 11:48
Mbyllet vatra në lagjen 'Kiras', infermierja në Prekal infekton djalin me COVID

Sot është shënuar vetëm një rast me COVID në Shkodër.  Report Tv mëson se i prekuri është djali i infermieres së prekur një ditë më parë në Prekal. Ndërkohë lajmi i mirë është fakti që është mbyllur vatra në familjen e prekur në lagjen "Kiras" pas dy ritestiemve të gjithë të prekurit kanë rezultuar negativ.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoel: 29/04/2020 11:25

    Ti shohesh njerezit ne Berat, asnje nuk e vret mendjen te gjithe jane jashte me femije e te rritur, as policia nuk po ben me asgje, mesa duket po i lene vete njerezit tani te infektohen e te vdesin, a thua se mbaroi pandemia qe te gjithe kane dale si te jete nje dite normale nderkohe qe kryeministri ne Tv thote eshte lufte, ketu te gjithe jashte jane, rrini ne shtepi o njerez se po shkuat tek infektivi ju vdesin vete ata ju bejne eksperimente me ilace te reja por qe kane shume efekte anesore vdekjeprurese, qeveria nuk ju do me shume sec doni ju veten, ta dini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg