16 shtrime çdo ditë në spitalet COVID, shumica të pavaksinuar! Mjekja: Më së shumti shfaqin vështirësi në frymëmarrje

As sot në oborrin e spitalit infektiv nuk munguan ambulancat që sillnin pacientë të infektuar për t'u shtruar. Mjekja Elda Qyra thotë se arsyeja kryesore e paraqitjes në spital është vështirësia në frymëmarrje.

"Problematika kryesore e ardhjes në spital është vështirësia në frymëmarrje, ajo që ne e quajmë insuficiencë respiratore dhe nevojat për oksigjen. Pastaj pjesa tjetër janë simptomat e tjera, temperatura, kolla, lodhja", tha mjekja.

Çdo ditë shtrohen deri në 16 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga kryeqyteti.

" Çdo ditë shtrohen deri në 15-16 pacientë. Kryesisht është një moshë mesatare tek 60-70 vjeç por nuk përjashtohen këtu dhe mosha pak më të reja tek rreth 40-50 vjeç. Mund të ketë ndoshta pak rënie si trend por gjithsesi mbetet një mbizotërim i personave të pavaksinuar", tha ajo.

Por në këtë spital nuk ka vetëm shtrime, ka dhe nga ata pacientë që preferojnë të largohen për t'u trajtuar në spitalet private. Tek infektivi shtrohen edhe pacientë që vuajnë pasojat e post-covid.

"Kemi komplikacionet e afërta të post-covid dhe ato të largëta. Të afërtat në përgjithësi vijnë në spitalin tonë sepse më së shumti kanë të bëjnë me anën pulmonare", tha mjekja infeksioniste.

Nuk mungojnë as raste të pacientëve nga spitali “Shefqet Ndroqi” të cilët pasi rezultojnë covid pozitiv sillen drejt Infektivit.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar