16741 shuplaka mbi Sali Berishën vetëm nga një dorë

16741 shuplaka mbi Sali Berishën vetëm nga një dorë

Ish kryeministri Sali Berisha

Këto zgjedhje elektorale kanë shërbyer si vektor i rëndësishëm jo veç për t’u njohur me kryeministrin e ri apo deputetët e katër viteve të ardhëm.

Ashtu siç i pëlqente presidentit të republikës t’i konsideronte qysh në krye të herës, zgjedhjet shërbyen edhe si minireferendume ku sovrani u pyet dhe foli me votë se çfarë dhe kë mbështet.

Një detaj i rëndësishëm nga votëbesimi qytetar ishte edhe përballja e përfaqësuesve të kauzave të mëdha të cilët dolën para shqiptarëve pas betejave të gjata mes njëri-tjetrit ku të gjithë pretendonin se kishin mbështetjen e popullit.

Për të ilustruar këtë, do mjaftonte të merrnim si shembull reformën në drejtësi, këtë “mollë sherri” që na ka ngrënë aq shumë kohë dhe energji duke ndjekur debate, akuza, përplasje, pretendime, apo sulme që shkonin deri përtej normave njerëzore.

Si kryetar shtabi i sulmeve guerile ka qenë dhe mbetet me zë e figurë ish kryeministri Sali Berisha i cili për hir të së vërtetës kurrë nuk është lodhur të shkrehë nga frëngjia digjitale mbi çdo hartues që është marrë me këtë projekt. Një prej tyre që mbase ka më shumë shenja të këtyre goditjeve ka qenë edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili u bë si tabelë qitje për këdo që makthi i drejtësisë së re e zgjonte në mesnatë dhe e kishte të nevojshme të shprehte diku dufin.

Me shpresën se sulmet ndaj tij do të deligjitimonin reformën që kishte nisur, ish kryeministri jo pak herë pretendonte se kishte mbështetje popullore në atë që thoshte dhe atë që bënte. Andaj për këtë më 25 prill u pyet sovrani. Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj. Diferenca mes tyre nuk ka nevojë për makinë llogaritëse për të kalkuluar shifrat, por për llogjikë njerëzore për të llogaritur se çfarë e shkaktoi këtë kontrast kaq të thellë.

Sovrani tregoi që statura e qelqtë e Berishës nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm dhe se liket e qytetarit digjital nuk janë vota mbështetëse në terren.Sovrani tregoi se asnjë spekulim i shkruar nga urrejtja, nuk mund ta mposhtë dëshirën dhe nevojën për shtet të fortë ligjor.

Andaj edhe këtë herë ndëshkimi për kreun e shtabit anti-drejtësi ishte më i madh se asnjëherë tjetër. Plot 16741 shuplaka vetëm nga një dorë këtu në Tiranë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen