Lezhë -  Një 17-vjeçare nga qyteti i Lezhës ka rënë preh e përdhunimit nga dy persona, të cilët kanë pasur më tej qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Pasi kanë abuzuar me të, autorët e kanë çuar të renë në një banesë tek të njohurit e tyre në afërsi të Institutit Bujqësor të Tiranës, por 17-vjeçarja ka mundur të largohet drejt qytetit të Lezhës, aty ka bërë edhe denoncimin.

Uniformat  e policisë sapo kanë marrë denoncimin, kanë bërë arrestimin e 33-vjeçarit Krenar Shabani dhe kanë shpallur në kërkim E.K. 26 vjeç.  

Përdhunimi 
Mësohet se 17-vjeçarja kishte njohje shoqërore me 33-vjeçarin e arrestuar, Krenar Shabani dhe kishin krijuar bashkë një afrimitet shoqëror. Policia thotë se vajzën e mitur e ka përdhunuar fillimisht shoku i saj, Kranar Shabani. Më pas në “lojë” është përfshirë edhe shoku i tij 26-vjeçar i shpallur në kërkim policor, i cili ishte i panjohur për vajzën e përdhunuar. Në bazë të kallëzimit të bërë nga 17-vjeçarja në Policinë e Lezhës, mësohet se e gjithë kjo histori ka ndodhur brenda kësaj jave. 

Kallëzimi 
Pasi ka mundur të shpëtojë nga abuzuesit e saj dhe trafikimit për në Kosovë, e mitura është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Lezhës, duke bërë edhe kallëzim ndaj shokut të saj dhe personit tjetër të panjohur. 

“Krenar Shabani abuzoi seksualisht me mua dhe do të më trafikojë në Kosovë. Më dërgoi me dhunë në një banesë në Tiranë tek një vajzë. Ata u larguan nga ajo shtëpia dhe unë arrita të dilja fshehurazi. Krenarin e njoh pasi e kam shok, por djalin tjetër nuk e njoh, vetëm di që edhe ai është nga Lezha”, mësohet të jetë shprehur e reja momentin e kallëzimit në polici. Ndërkohë, uniformat blu theksojnë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe arrestimin e të dyshuarit tjetër. 

Redaksia online 
(shqiptarja.com)