17 vjet nga sulmi i Kullave Binjake, amerikanët kujtojnë ngjarjen që tronditi New York-un

11 shtatori 2001 është një plagë ende e hapur në SHBA, por edhe në botën perëndimore.  Imazhet e avionëve që u rrëzuan në Kullat Binjake, dëshpërimi i njerëzve të bllokuar në ndërtesë solli një këmbanë alarmi në botë.

Sot amerikanët përkujtojnë 17 vjetorin e sulmit terrorist të Kullave Binjake të ndodhur në New York, përvjetori do të shënohet me tingëllimat e kambanave dhe duke lexuar emrat e gati 3 mijë personave që humbën jetën nga sulmi terrorist i Al-Qaedas.

Në të gjithë Amerikën do të mbahen aktivitete të tjera për të shënuar këtë ngjarje.

Ky sulm ishte kryer nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes, islamikë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Çfarë ndodhi në 11 shtator 2001/ Kronologjia e ngjarjeve
11 shtator 2001-Terroristët shkatërrojnë Qendrën Botërore të Tregtisë në Neë York, dhe dëmtojnë rëndë Pentagonin në Ëashington. Mijëra u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në histori.

Ora 8:46 e mëngjesit, një aeroplan i rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Neë York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr. 17 minuta më vonë, në orën 9:03, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.

Ora 9:17 e mëngjesit. Administrata Federale e Aviacionit urdhëron mbylljen e të gjitha aeroporteve në Neë York. Pak minuta më vonë, mbyllen edhe urat dhe tunelet në Neë York.

Në orën 9:30 Presidenti Bush që ndodhej në Florida, informon popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit, ka pezulluar të gjitha fluturimet, hera e parë kjo në historinë amerikane, që pezullohet transporti ajror.

Ora 9:37 e mëngjesit. Vetëm pak kilometra jashtë Ëashingtonit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra vetë vriten ose plagosen.

Ora 10:05 e mëngjesit. Kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë rrëzohet, duke shkaktuar re të dendura pluhuri që mbulojnë qytetin e Neë Yorkut.

Ora 10:10 e mëngjesit, Aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin Pensylvania.

Ora 10:22 e mëngjesit, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë evakuohen dhe më pas edhe Banka Botërore dhe ndërtesa e kongresit.

Ora 10:28 e mëngjesit, Kulla veriore e Qendrës Botërore të Tregtisë, rrëzohet! Kullat e famshme binjake të Neë Yorkut,nuk janë më.

Ora 10:45 e mëngjesit, të gjitha zyrat kryesore të qeverisë federale evakuohen.

Ora 11:59 e mëngjesit, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numër fluturimi 175, i linjës nga Bostoni për në Los Angeles është rrëzuar me 56 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Më pas mësohet se ky ishte aeroplani që u përplas mbi kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ndërsa në mbrëmje, Presidenti Bush i drejtohet vendit: "Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata."’’

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, forcat amerikane kanë vrarë Osama Bin Ladenin. Sadam Huseini dhe regjimi i tij diktatorial tashmë janë histori.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 11/09/2018 21:50

    Bota se shpejti do te shofe te verteten!!! Koha eshte qe redaksite( mediat ) te te raportojne te verteten!!! Thank you POTUS and world Patriots.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat