18-vjeçarja e zhdukur ndjek LIVE 'Pa Gjurmë', mesazh babait: Na more fytyrën! Dëshmia: Punon në lokal tallava në Durrës /FOTOT Ekskluzive

TIRANË - Prej 21 tetorit 2019, Rozaldina Nasufi, 18 vjeç rezulton e zhdukur, ndërsa familja e saj nga Shkodra kërkon ndihmë në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv. Paraditen e sotme vajza i ka dërguar disa mesazhe zanore në Facebook babait të saj nga një profil i rremë me emrin "Endri", ku i ka thënë se ndodhet në Durrës dhe se ka frikë të kthehet në familje. Ndërkohë një dëshmi e fortë të çon sërish drejt këtij qyteti, ku një i ri pretendon se e ka parë 18-vjeçaren në një lokal nate në qytetin bregdetar, madje ka nisur edhe fotot ekskluzive për emisionin "Pa Gjurmë". Moderatorja Odeta Dume i prezantoi fotot e vajzës, e cila ka ngjashmëri me Rozaldinën që është larguar nga banesa, fakt ky i konfirmuar edhe nga babai i saj. (Fotot janë nga larg dhe vajza duket ndryshe për shkak të make-up)

1572971524_3.jpg

1572971508_2.jpg

Fotot e mbërritura në redaksinë investigative të "Pa Gjurmë" të vajzës që dyshohet të jetë Rozaldina Nasufi

Babai thotë se e ka falur dhe do të dijë vendin se ku ajo ndodhet për tu siguruar se e reja po qëndron me dëshirë dhe jo e detyruar nga persona të tjerë.

"Vajza më ka thënë që ndodhet në Durrës, por se ku ekzaktësisht jo. Nuk e di përse nuk më kontakton. Nuk i di arsyet e saj. Nuk është se unë i kam keqtrajtuar apo e kam nxjerrë të punojë, unë i kam siguruar të gjitha vet", tha ai në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i Shkodrës ku tha se do t'i drejtohet policisë për të bërë denoncimin për vajzën, me dyshimet se mund të jetë rrëmbyer. 

Babai ngre dyshime se vajza e tij mund të jetë në kushtet e presionit nga persona të tjerë për të thënë se është mirë. Ai kërkon të mësojë vendndodhjen e vajzës 18- vjeçare për ta parë me sytë e tij se ajo është mirë dhe se personat rreth saj nuk po e shfrytëzojnë.  Babai tha se vajza e ka ndjekur LIVE emisionin Pa Gjurmë me moderatoren Odeta Dume, dhe aty i ka dërgua një mesazh zanor në rrjetin social babait: "Hiqi ato foto se na more fytyrën, është turp për ne se po dëgjojnë edhe vjerria", citoi babai fjalët që i ka thënë e bija.

Babai tregon më tej një tjetër mesazh që vajza i ka dërguar dhe që e bën të shtojë edhe më shumë dyshimet se ajo nuk po qëndron larg shtëpisë me dëshirën e saj. "Hajde vetëm ti e mami, mos hajde me persona të tjerë. I kam kërkuar të më thotë adresën, por nuk më ka kthyer ende përgjigje", tha babai.

Po ditën e sotme, në emisionin "Pa Gjurmë" erdhi një dëshmi e një personi, i cili thotë se nga fotot e transmetuara në emision, ka dyshime se Rozaldina ndodhet në Durrës dhe punon në disa lokale nate. Vajza është prezantuar me një emër tjetër - tha dëshmitari - por ka shumë dyshime të jetë 18-vjeçarja nga Shkodra. 

"Në Durrës më duket se punon në tallava. Jam i bindur me 1 milion përqind. Të vij një familjar ta coj unë nëpër tallava. Kam dëgjuar se këto rrijnë një grup shoqesh. Diku e kam pikasur, se kaloj shumë në tallava. Jam i bindur me 1 milion përqind", tha dëshmitari. Një tjetër informacion i ardhur gjatë transmetimit LIVE e përforcoi këtë dyshim, pasi thanë se një grup vajzash nga Shkodra punojnë në lokale nate në zonën e Maminasit.

Babai i saj në emisionin e një dite më parë, tha se dy ditë pasi u zhduk një mesazh i erdhi nga një profil i rremë, ku pretendohej se ishte 18-vjeçarja: ''Babë, ata kanë frikë se mos lajmëro policinë''. Po ashtu nga kjo adresë i kanë shkruar: "Më lini pak kohë se vajza është mirë dhe ne do të komunikojmë, ju lutem mos i bërtisni".  

Babai ngriti fillimisht dyshime se vajza mund të ishte në Dubai, pasi vajza e tij ka qenë e fejuar në atë shtet, për tre muaj me një person të huaj. Rozaldina kishte udhëtuar dy herë në Dubai për të takuar të fejuarin e saj me shtetësi të huaj, por lidhja e tyre u ndërpre pasi siç tha babai i saj, familja e të fejuarit i kërkoi të vishej me ferexhe.

Rozaldina Nasufi doli nga shtëpia e saj 8 anëtarëshe, pasi i kërkoi para babait për të shkuar tek marketi i lagjes për të blerë një pije. Familjarët dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë rrëmbyer për arsye trafikimi. Babai i saj tregoi se ditën kur Rozaldina u largua kishte veshur një palë atlete ngjyrë ari, një palë xhince të zeza, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë ngjyrë kafe.

Për gjetjen e kësaj 18-vjecare, ju mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin