Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas 63 vjeçarin Pjetër Marku, i cili pasi ka kryer 19 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton i braktisur.
Pasi fitoi lirinë në vitin 2015, atëherë ku nuk gjeti më familjen, ai është përballur me një kavar vuajtjesh që po ja rëndojnë tuberkulozin që duket se nga mungesa e kushteve ja ka vështirësuar situatën.
Prej daljes në liri ai kurrë nuk ka pasur një strehim të sigurt. Disa herë është strehuar për mirësi nga njerëz të ndryshëm, ndërsa së fundmi vetëm mali dhe një objekt i braktisur janë kthyer në çati mbi kokën e tij.
"Unë kam dalë prej hallit në mal, se nuk kam ku të shkoj", thotë ai.
Duket se është pajtuar me fatin, por jeton me frikën se mund t‘i ndodh me e keqja në vetmi, teksa ka humbur shpresat se dikush mund të kujtohet më për të, i zhytur në zhgënjimet që i ka rezervuar jeta.
"Kam shumë ditë që jam pa bukë, nuk reziston dot njeriu", shton ai.
Pjetër Marku sot vuan në heshtje dhe larg vëmendjes se atyre që duhet të kujtoheshin për ti siguruar të paktën minimumin, të drejtën për të jetuar.
Nuk do të dijë askush për vendndodhjen e tij në malet e Pukës, thjesht i mërzitur nga jeta do që të shuhet ne vetmin e malit dhe të papriturat që sjell jeta në harresë.
I bindur se arma nuk sjell kurrë zgjidhje ai ka dhe një apel nga shtrati prej kartoni ku gdhihet e ngryset çdo ditë i harruar nga të gjithë.
"E mira është t’i shmangemi armës”, thotë ai.
63 vjeçari Pjetër Marku thotë se për të shteti nuk ka ekzistuar kurrë, ndaj i mërzitur nga jeta nuk pret me asgjë, madje as keqardhjen kur t’i ndodhë më e keqja.
Komente









Ta mesojne njerezit qe arma ne Shqiperi ka dy tyta nje perpara dhe nje drejtuar vetes tende. Keshtu qe duhet te mendosh mire para se te vrasesh dike
PërgjigjuTe vraft zoti ty moster e gjall ashtu siq te ka ba te Mallkoft zoti ty dhe gazetarin qe te ka marr ne intervist per klikime nuk te Funksjonun rrenat tek odeta dole prap ktu tek kjo moster gazetari po kush te njef e te shikon e din qfar mostre e gjall je po nuk ka shtet qe te kalbesh ne ato hekura per se gjalli i lan mosterat jashta si puna jote ke surrat dhe del prap neper intervista jep rrena te pa qana o moster se krymat kan me te har per se gjalli zoti te ka mallku dhe nuk ka per tu ndal me kaq dil jep intervista se kot i ke rrenat bashk me ato poshtersirash gazetarsh qe bajn per klikime se kriminela si puna jote jan ke ther dhe me thik nje 16 vjeqar para vrasjes dhe grun e par ja ke pre floket Tull dhe gishta ja ke pre e ke lshu kaq moster e keqe e dhe nanen e baben tan i ke djeg ne flak mrena me gjith shpi moster te mallkoft i madhi zoti o njerz dhe ju komentus asht veq nje moster e gjall ky tipi.
Përgjigju" Honour Killings", " Gjakmarrja",ka ekzistuar edhe gjate komunizmit, pavaresisht se RTSH nuk i transmetonte ose qytetaret nuk kishin informacion qe kane ekzistuar dhe ekzistojne deri sa " Nderi te vihet ne vend"! Flasim per nje ligj Kanunor qe ka shekuj qe zbatohet me perpikmeri. Familja e ka braktisur, se nuk pajtohet me ligjin, apo ka " deformuar Nderin"??!!
PërgjigjuGjakmarrja eshte nje krim ,qe po vrave te erasing, pra shuhen familje te tera,duhet te mos ekzistoje me,ashtu di ne kohen e Enverit! Mendoj we familja ka bere gabim trashanik ,qe nuk pranon baben,ai qe nerr hak,prape do vrase,pra edhe pse nuk pranojne basement,nuk I shpeton vrasjes,sipas kanunit
PërgjigjuTurp per femijet e tij, haram ju qofte mundi i babes. I mire apo i keq baba mbetet babe
PërgjigjuShume kollaj eshte t'i behet gjygji I te tjereve.