2 ditë nga Kurban Bajrami, 1.8 milionë besimtarë myslimanë pelegrinazh në Mekë

E diela e datës 11 gusht është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë të cilët kremtojnë Kurban Bajramin. Ceremonia e të cilit nis herët në mëngjes në sheshin kryesor, ku mijëra besimtarë myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit dhe qindra mijëra të tjerë festojnë dhe kryejnë faljet në sheshet e çdo qyteti të vendit.

Festimet e kësaj dite fillojnë që në orët e para të mëngjesit me faljen e përbashkët të namazit të sabahut. Para faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët ndjekin një program të shkurtër. Program i cili fillon me këndimin e një pjese nga Kur’ani.

Arabia Saudite po përgatitet për organizimin e Haxhit, 1.8 milionë besimtarë myslimanë kanë arritur. Pelegrinazhi prezanton një nga pesë shtyllat e islamit dhe kërkohet që të paktën një herë gjatë jetës të vizitohet nga myslimanët.

Ditët e fundit, besimtarët kanë arritur në Mekë nga e gjithë bota. Burrat që vizitojnë Haxhin vishen vetëm me një pelerinë të bardhë, që simbolizon bashkimin në mes të myslimanëve dhe barazinë para Zotit. Gratë veshin fustane të gjatë, mbulojnë flokët dhe nuk mbajnë grim për të shfaqur pastërtinë shpirtërore para Zotit.

Në kuadër të kësaj dite fetare të rëndësishme në kalendar për besimtarët myslimanë miliona besimtare sikundër çdo vit zbresin në qytetin e shenjtë të Mekës për të filluar një shtegtim që i gjen ata të ndjekin gjurmët e Profetit Muhamed.

Turma të mëdha që arrijnë në më shumë se dy milionë njerëz nga e gjithë bota, janë në këtë vend në Arabinë Saudite për ritet fillestare të Haxhit, i cili zhvillohet çdo vit dhe është menduar të jetë një barazues i shkëlqyer në mesin e myslimanëve.

Pelegrinazhi ne Mekë është nga më të larmishmet në botë. Duke parë numrin e lartë të besimtarëve që janë bërë pjesë e këtij rituali deri më tani ditën e diel që përkon dhe me festën e kurban Bajramit ky numër pritet të rritet ndjeshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë